Flash News

E-TJERA

Denoncimi me video i Berishës: Manastirliu shpërndan ushqime në këmbim të votës

Denoncimi me video i Berishës: Manastirliu shpërndan ushqime në

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar me video një rast ku pretendohet blerja e votave me ushqime. Ai ka publikuar në rrjetet sociale denoncimin e një qytetari të ardhur në adresë të tij, ku shprehet se paraditen e sotme në orën 10:00 bibloteka shtetërore “Petro Zheji” është mbushur me ushqime, të cilat do t'iu jepen qytetarëve në këmbim të votës për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Edhe nga pamjet e videos shihet teksa disa qytetarë futin pako me ushqime në bibliotekën "Petro Zheji". Ai akuzon për këtë akt ministren e Shëndetësisë dhe njëkohësisht kandidaten e PS-së për deputete Ogerta Manastirliun.

Postimi i plotë i Berishës:

Edvini vazhdon krimin e shemtuar te blerjes se votave!
Keta jane kriminelet e kreut te meduzes qe blejne vota per Ndrikull Hajnine ne mes te Tiranes me ushqime.
Shikoni videon dhe lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje dr.Sot paradite ne oren 10:00, Bibloteka shteterore “Petro Zheji”, perball Politeknikumit, u furnizua me ndihma te ardhura nga furgon te bashkise Tirane. Ogerta Manasterlliu kerkon mandatin e trete me miell, vaj, e oriz! Dhe e kerkon ne kete lloj forme, pikerisht ne zonen qe quhet Stalingrad, i cili mbahet per bastion flak i kuq. Duket sesa besim ka tek votuesit e saj qe kane mbi 75 vjet qe jane te thekur per PPSH. Ogerta dhe Edi Rama, kerkojne mantatin e tyre te trete. Mandatin e turpit.. I kane lene njerezit aq te varfer sa ju duhet te shperndajne miell, vaj e sheqer per t’u marre voten.. Turpi i zotit! Mjerim! Ne vitin 2021 akoma elektorati ka nevoje per miell, vaj e oriz.. KQZ dhe Prokuroria te marri masa perpara dates 25, se pas kesaj date, Ogerta me shok dhe shoqe do marri pergjigjen e merituar!

Të fundit

13 Qershor 2026, 15:00