Flash News

E-TJERA

Denoncimi për “braktisjen” e 3 fëmijëve, të miturit me zgjebe, nëna mohon akuzat: Punoj dy turne

Denoncimi për “braktisjen” e 3 fëmijëve, të

Një ditë më parë, një denoncim që u raportua nga mediat, tre fëmijë të braktisur nga nëna, tronditi opinionin publik. Në video, fëmijët u shfaqën të shtrirë në një dhomë të papastruar, gjyshka e të cilëve pretendonte se ish-nusja i kishte braktisur dhe ishte larguar.

3 fëmijët e mitur dhe u dërguan në spital për ekzaminime dhe rezultoi se të tre ishin të infektuar me zgjebe. Fëmijët janë izoluar në një dhomë më vete bashkë me nënën me qëllim që të mos përhapet tek fëmijët e pediatrisë.

Nëna 33-vjeçare ka deklaruar se nuk i ka braktisur asnjëherë fëmijët, por se i duhej të punonte dy turne për të mbajtur familjes. Ajo tregoi se fëmijët i mbante të izoluar në banesë pasi ishin të infektuar me zgjebe dhe se edhe shkolla ishte në dijeni për mungesën prej 1 muajsh.

Blerina Basha akuzoi ish-vjehrrën e saj se e ka përgatitur gjithçka me qëllim që ta nxjerrë keq, duke mohuar që të ketë treguar neglizhencë në kujdesin ndaj fëmijëve.

“Kam familje, por ndodhen jashtë për momentin se nuk janë mirë ekonomikisht. Shtëpia ok, nuk ka qenë në rregull, por jo në atë gjendje. Fëmijët ishin brenda dhe erdhi ish-vjehrra pasi unë i kam rritur me idenë; ke një baba, një gjyshe. Kur doli nga burgu ish-burri nisi lekë për fëmijët, 180 mijë lekë. Por çfarë do bëje unë nëse rri në shtëpi. E kam 300 mijë lekë qiranë. Fëmijët kanë qenë në shkollë, por kanë qenë sëmurë. Kisha çuar raport në shkollë. Ishin dhe dy javë pushimet. Ditën e hënën nis shkolla, të martën ndodhën përmbytjet dhe ndenjën në shtëpi. Sot ne jemi pa ujë në pallat. Drita kemi, por ujë jo. Nuk jam nënë që abuzoj me fëmijët. Nuk jam nënë që t’i braktisja fëmijët, se po të doja e kisha bërë me kohë”, tha ajo.

Të fundit