Flash News

E-TJERA

Denoncoi gjendjen në spitalin e Lushnjes, Korreshi: Deputetët socialistë e quajtën fake news, i sfidoj të vijnë këtu

Denoncoi gjendjen në spitalin e Lushnjes, Korreshi: Deputetët

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka reaguar sërish për gjendjen e rëndë të spitalit të Lushnjes, të cilën e denoncoi ditë më parë, por që më pas pati një reagim nga Agjencia për Media dhe Informim (MIA). 

Deputeti reagoi ndaj deputetëve Petrit Malaj, Elton Korreshi dhe Kiduina Zaka, për të cilët thotë se i quajtën pamjet fake news dhe se kanë gënjyer për gjendjen në të cilën ndodhet spitali. Deputeti Korreshi thekson se ka shkuar sërish sot në spital për të monitoruar sërish gjendjen, të cilën e përshkruan si një “stallë derrash”.

Korreshi gjithashtu denoncon mos nisjen punimeve për rikonstruksionin e godinës dhe heqjen e pajisjeve ende pa marrë leje, e cila edhe sot pas shumë muajsh, vijon të mos jetë dhënë për rikonstruksion.

“Zoti ministër që ke në dorë buxhetin e shtetit të japësh më shumë fonde për spitalin dhe ke alokuar 150 mln lekë më pak për spitalin. Të sfidoj se pse ka 8 muaj që është shpallur fituesi ndërtimi i objektit të ri të urgjencës që ti e hoqe që para tre vitesh ishte rindërtuar dhe sot është në gjendje jo pune prej 8 muajsh dhe është vendosur në një kapanon që nuk rrinë as derrat dhe jo më njerëzit.”

Ai theksoi se do të bëjë edhe një kallëzim ndaj drejtoreshës së MIA, për shkak të pretendimit se pamjet që ka publikuar nuk kanë qenë të vërteta.

“Do të merrem me kallëzimin penal se nuk mundet që një drejtoreshë e i një institucioni shtetëror të gënjejë se paguhet me taksat e shqiptarëve. Kushdo që pretendon se ato pamje nuk janë të vërteta i ftoj të vijnë aty bashkë me mua.”, shton deputeti.

 

Në reagimin e MIA-s thuhej se:

“Godina e filmuar në spitalin bashkiak Lushnje është jashtë përdorimit. Në përgjigje të deklaratave për kushte të këqija teknike në spitalin bashkiak Lushnje dhe pamjet filmike tëpublikuara në media, spitali bashkiak Lushnje sqaron opinionin publike se pamjet i referohen godinës nr3, e cila aktualisht është jashtë përdorimit dhe pritet t’i nënshtrohet rikonstruksionit të plotë. Autoritetet përgjegjëse informojnë se godina e filmuar ka shërbyer më parë për disa reparte kryesore të spitalit, të cilat janë transferuar në godina të tjera funksionale ndërsa disa ambiente janë përshtatur përkohësisht për të garantuar vazhdimësinë e shërbimeve deri në përfundimin e punimeve. Procesi i tenderimit është përfunduar dhe pritet miratimi i lejes së ndërtimit. Spitali bën të ditur se gjendja e paraqitur në bodrume dhe hapësirat e jashtme lidhet me mosfunksionimin aktual të godinës dhe ka karakter të përkohshëm. Ndërsa grumbullimi i materialeve bimore dhe degëve të thata lidhet me punimet e mirëmbajtjes së gjelbërimit dhe pasojat e erërave të forta, dhe do të largohet gjatë sistemimit të ambientit. Spitali bashkiak Lushnje garanton se shërbimet për pacientët ofrohen në ambiente funksionale dhe të sigurta dhe mbetet i hapur për çdo verifikim nga autoritetet kompetente. “

Pjesë nga fjala e deputetit Korreshi në deklaratën për mediat: 

Shikojmë këto mbeturinat, urdhëro si janë në këtë moment. Ky imazhi i fundit për shpejtësi janë njerëzit akoma aty, ja ku janë stole, karrige, të hedhur plehra te imazheria e Lushnjes, dhe pjesa poshtë që është e prishur. Sipas MIA, këto janë fake news dhe se është godinë që po rikonstruktohet, është tenderuar dhe nuk është në funksion. Unë sot kam shkuar përsëri për t’i treguar drejtoreshës Manjola Hasa, por duke marrë edhe shkas nga transmetimi i këtyre të MIA që ka bërë shoku ministër i Financave, Petrit Malaj, deputetët Elton Korreshi dhe Kiduina Zaka. Ka shpërndarë MIA një informacion se ato pamje kanë qenë të një godine tjetër në rikonstruksion dhe jo pamjet reale të imazherisë. Kam shkuar live për ta transmetur dhe çuditërisht sot është lyer me gëlqere, se atje është kaluar hales.

I drejtohem ministrit të financave të të vijë turp se je deputet i qytetit të Lushnjes. Petrit Malaj si deputet e ministër i bëj thirrje se nëse të dhimbset Lushnja dhe lushnjarët që i ke gënjyer, vjedhur dhe mashtruar për votat, hajde në spital dhe ballafaqohu me mua. Të shohim kush do ta pështyjë në surrat njëri-tjetrin unë ty apo ti mua. Hajde zbresim sot në spitalin e Lushnjes, ku ishte akoma m*ti pas morgut. Ishte uji në gju. Shkojmë të urgjenca e spitalit ku para tre vitsh u investuan 75 mijë euro. Pamjet e mia sot janë të maternitetit që nuk ka aparaturë ekoje. Është dramë, atë eko që ka spitali i Lushnjes e ka sjellë Raiffeisen Bank. Jo ju, edhe mamografinë e ka bërë instituti islamik.

I ftoj të dy deputetet që ka shpërndarë mia që të vijnë me mua dhe të verifikojnë se nëse ato foto të nxjerra nga MIA, nga drejtoresha që është për kallëzim penal. Do të merrem me kallëzimin penal se nuk mundet që një drejtoreshë e një institucioni shtetëror të gënjejë se paguhet me taksat e shqiptarëve. Kushdo që pretendon se ato pamje nuk janë të vërteta i ftoj të vijnë aty bashkë me mua.

Zoti ministër që ke në dorë buxhetin e shtetit të japësh më shumë fonde për spitalin dhe ke alokuar 150 mln lekë më pak për spitalin. Të sfidoj se pse ka 8 muaj që është shpallur fituesi ndërtimi i objektit të ri të urgjencës që ti e hoqe që para tre vitesh ishte rindërtuar dhe sot është në gjendje jo pune prej 8 muajsh dhe është vendosur në një kapanon që nuk rrinë as derrat dhe jo më njerëzit.

Hajdeni të përballemi bashkë në spital për gjendjen katasfrofike dhe hajdeni se pse ka 8 muaj që rrinë si stallë derrash dhe nuk keni reaguar. Lejen e ndërtimit e keni ju si qeveri dhe jo bashkia. Sepse flenë në Tiranë ministrat. Hajde shikoni gjendjen e oksigjenit, janë të tre të majtë ata që kanë bërë ankesën dhe kanë dokumentuar një tragjedi të mundshme në spital. Hajde shikoni se si është përreth spitali si bombë. Apo kuzhina, ku iu jepni ushqim të sëmurëve. Hajde shikoni se sa mundësi e kapacitete spitalore keni me medikamente.

Të fundit