All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Denoncoi lobimin për ish-komandantët e UÇK-së, gazetari: Jam kërcënuar nga Agron Neza

All - Paragraf - 1

Denoncoi lobimin për ish-komandantët e UÇK-së, gazetari:

Gazetari Milaim Zeka ka deklaruar se është kërcënuar nga Agron Neza, i cili është i përfshirë në skandalin e McGonigal. Neza dyshohet se lobisti, përmes së cilit, kryeministri Edi Rama pagoi 225 mijë dollar ish-agjentin e FBI për të dëmtuar opozitën shqiptare,

All - Paragraf - 3

Zeka tha për ‘Cim Peka live’, se kishte marrë edhe një telefonatë kërcënuese nga Agron Neza. Gazetari ka denoncuar më herët se Agron Neza dhe McGonigal janë pjesë e një grupi, i cili u ka marrë miliona euro ish-komandantëve të UÇK-së në këmbim të lobimit për heqjen e akt-akuzave.

“Janë Bexhet Pacolli dhe Ramush Haradinaj, dy politikanët që ka takuar Agron Nezën. Por Agron Neza ka pasur lidhje shumë të ngushta me ambasadoren e Kosovës në Uashington, Vlora Çitakun. Këta njerëz, duke abuzuar dhe duke folur në emrin Jack Smith, u ka marrë njerëzve miliona euro, gjoja se mund të ua heqin aktakuzat.

Unë, kur i kam dhënë informacionin një politikani të njohur në Kosovë, dhe i thashë se ishte supermashtrues, dhe ai tha jo, e ke gabim.Ai tha se valixhen e Agron Nezës nuk guxon askush në aeroport të Shqipërisë dhe të Kosovës, ta hapë. Këta kishin falsifikuar kartat e CIA-s së SHBA”, tha Zeka.

 

Të fundit