Flash News

E-TJERA

Denoncon Beleri: Ministra e deputetë po vjedhin prona në Jug

Denoncon Beleri: Ministra e deputetë po vjedhin prona në Jug

Eurodeputeti Fredi Beleri ka denoncuar vjedhjen që po iu bëhet pronave në Jug të Shqipërisë.

Në një lidhje ‘live’ për Syri Tv, Beleri u shpreh se ministra e deputetë i janë sulur Jugut për të vjedhur prona e toka. Beleri tha se do ta denopncojë mënyrën se si pushteti po i rrëmben pronat.

Ai theksoi se sot të gjitha pushtetet janë përqëndruar në duart e Ramës.

“Drejtësia është e kapur nga politika në Shqipëri dhe është zgjatje e poltikës dhe njerëzit që kishin të bënin me çështjen time, ishin njerëz që kishin problem me ligjin. Drejtori i Komisariatit të Himarës dhe Vlorës ishin ata që nisën çështjen, janë të dy shokë jashtë policisë, prokurori i Vlorës është në burg, gjykatësja Irena Gjoka i ka ditët e numëruara në drejtësi sepse nuk ka deklaruar ekstradimin e saj dhe ndalimin për 12 vjet për të hyrë në Shengen.

Do ketë dhe surpriza të tjera, të gjithë janë të implikuar dhe të komanduar nga politika, që kanë kaluar veting-un për të qenë vasalë, për t’iu bindur urdhrave të kryeministrit. Për rastin Xhaçka, tre herë parlamenti shpërfilli vendimet e kushtetueses, këto nuk ndodhin në vende demokratike. Unë të them për pronat, edhe të kisha marrë mandatin dhe të kisha ushtruar mandatin që më dha populli, s’do të kisha bërë shumë gjëra, pasi të gjitha pushtet, qeveria qendrore, kryeministri i ka marrë për vete. Do kishte transparencë dhe do i nxirrja të gjithë këto vjedhje që kam 10 vjet që po i denoncoj. Do i denoncoj sa të mundem, shurdhët dëgjuan dhe qorrat panë, pronat po vidhen.

Nuk po i vjedhin në mënyrë abstrakte, po i vjedh pushteti, ministrat, deputëtë, drejtorat. Po të shikoni zhvillimin në industrinë e rëndë në Shqipëri, s’ka 1 euro investim të huaj. Çfarë ekonomie është ajo. Cilët janë ata që po shtrojnë para në jug dhe me cilën linjë, kujt i shërbejnë? Është një zhvillim i qëndrueshëm?”, u shpreh Beleri.

Të fundit