Flash News

E-TJERA

Denoncon gazetari: Urgjenca Pediatrike në QSUT është kthyer si sportel banke

Denoncon gazetari: Urgjenca Pediatrike në QSUT është kthyer si

Gazetari Osman Stafa ka ngritur një tjetër shqetësim për një situatë alarmante në Urgjencën Pediatrike të QSUT-së.

Ai denoncon ne rrjetet sociale se trajtimi i rasteve urgjente ndjek sistemin e sportelit bankar, me bileta dhe radhë .,

Gazetari  sjell në vëmendje edhe mungesën e kapaciteteve, mbingarkesën e personelit dhe rrezikun e përhapjes së infeksioneve mes fëmijëve që presin ndihmë. 

Postimi; 

URGJENCA PEDIATRIKE SI BANKË.

Në Urgjencën Pediatrike në QSUT, aty ku çdo ditë shkojnë me qindra prindër me fëmijët e tyre të sëmurë, sistemi është kthyer në tallje dhe absurditet, në trajtimin e të vegjëlve.

Në vend që një fëmijë i sëmurë të shihet menjëherë nga personeli mjekësor sipas urgjencës, prindërit detyrohen të shkojnë tek një makineri numrash, të marrin biletë, dhe të presin “radhën”, si në bankë!

Kjo është antishkencë mjekësore dhe abuzim me standardet e kujdesit shëndetësor, sepse urgjenca nuk funksionon me radhë, por me triazh(kategorizim urgjence), kush është më rëndë, trajtohet i pari.

Por absurdi nuk mbaron këtu:

Me qindra fëmijë në ditë, e sidomos në periudha virozash, përballen vetëm me 2 mjekë dhe 4 infermierë, të shpërndarë në vetëm 2-3 dhoma të vogla.

Fëmijët me temperatura, me të vjella, me probleme të frymëmarrjes, presin bashkë në një hapësirë të mbushur plot, duke përhapur infeksionet te njëri-tjetri.

Në vend që të zgjerohet kapaciteti dhe të shtohet personeli, institucionet kanë futur një makineri qesharake që e kthen urgjencën në sportel banke.

S’mundet Urgjenca Pediatrike, ku përplasen rastet nga e gjithë Shqipëria, të funksionojë si 2+1, dhe me 2 mjekë e 4 infermierë. E patolerueshme!

Urgjenca Pediatrike duhet të ketë hapsira, sa urgjenca tjetër e madhe e QSUT-së.

Fëmijët nuk janë “numra”! Ata kanë nevojë për kujdes, për prioritet dhe për dinjitet.

Shëndetësia nuk bëhet me bileta radhe, por me mjekë, infermierë dhe organizim të mirëfilltë.

 

Të fundit