Flash News

E-TJERA

Karamuço: Një drejtor në Policinë e Shtetit u kap duke fshirë të dhëna në sistemin TIMS, por është i lirë

Karamuço: Një drejtor në Policinë e Shtetit u kap duke

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka denoncuar se një drejtues i lartë në Policinë e Shtetit është kapur në flagrancë nga vartësit e tij, duke shkarkuar dhe fshirë të dhëna në sistemin policor TIMS.

 Në një postim në Facebook, eksperti shkruan se aktualisht ai është pezulluar nga detyra dhe çuditërisht nuk është arrestuar akoma.  

“Një Drejtor Departamenti në Policinë e Shtetit, me gradën “Drejtues i Lartë”, emëruar së fundi me porosi të veçantë dhe pa shkollë policore, dyshohet se u kap në flagrancë nga vartësit e tij, duke shkarkuar dhe fshirë të dhëna në sistemin policor TIMS.

Aktualisht është pezulluar nga detyra dhe çuditërisht nuk është arrestuar akoma. Ndërkohë alarmi për këtë rast ka ngritur në këmbë një sërë institucionesh, përfshirë edhe SHISH…

Hetimet që po kryhen janë komplekse dhe duhet të synojnë t’i japin përgjigje pyetjeve se për llogari të kujt po vidhte të dhëna ky zyrtar dhe me porosi të kujt ishte katapultuar aq lart në polici….”, shkruan Karamuço.

 

Të fundit