Flash News
Goditi mjekun me sende të forta në kokë, arrestohet 54-vjeçari në Vorë
Ishte nisur nga Bari, policia kufitare ndalon velieren në Spille, gjenden armë e municione
Meteorologët paralajmërojnë për përmbytje në Shqipëri
Flet e moshuara që u dhunua nga nusja në Shkodër: M’i ka shkulur flokët!
Shtyu gazetaren/ Shoqata e Gazetarëve Europianë dënon sjelljen e Majkos: Akt intimidues
Denoncon sekretari i OMONIA: Komisionerët e opozitës në Himarë janë kërcënuar me jetë
Marin Suli, sekretari i OMONIA-s, ka deklaruar se komisionerët e opozitës në Himarë janë kërcënuar me jetë.
Në një intervistë për Euronews, Suli u shpreh se janë bandaT kriminale të Ramës që i përdor për të marrë zgjedhjet dhe për të rrëmbyer Himarën me çdo formë. Suli paralajmëroi kallëzim penal për komisionerët që kanë kërcënuar.
“E njëjta problematikë si ajo e ‘1 majit’ ka ndodhur edhe në qendrën në Vranisht, ku komisionerët e aleancës ‘Bashkë Fitojmë’ janë kërcënuar. Në Vranisht i thanë do të vras, këto i thonë dil përjashta mos të shikoj këtu.
Janë banda kriminale që i ka zbritur Edi Rama për të marrë zgjedhjet me çdo lloj mënyre dhe për ta rrëmbyer përfundimisht Himarën. Është vendim politik dhe po e ekzekuton përmes kriminelëve dhe administratës shtetërore. I kemi fotografuar, komisionerët sapo të përfundojë procesi zgjedhor do të shkojnë të bëjnë kallëzim penal”, tha Suli.