E-TJERA

Departamenti Amerikan i Drejtësisë reagon për çështjen McGonigal-Rama: Çështja në hetim e gjykim

Departamenti Amerikan i Drejtësisë reagon për

Pavarësisht se Kryeministri Edi Rama pretendon se drejtësia amerikane ka mbyllur hetimet per aferen qe sheh te përfshirë ish- shefin e kundërzbulimit te FBI-se Carls Mcgonigal, departamenti amerikan i drejtësisë ka pohuar te kundërtën. Në një përgjigje zyrtare per Syri Televizion, e cila u publikua gjatë emisionit Çim Peka Live, u dhanë edhe detaje të këtij komunikimi.

"Ne kemi patur një kontakt me Departamentin e Drejtësisë të cilin e kemi pyetur nëse vazhdon hetimet apo janë mbyllur dhe nëse janë përfshirë persona të tjerë në këtë hetim apo bëhet fjalë vetëm për zotin McGonigal", tha Saraçi.  

Në përgjigjen e dërguar nga Luis Rosello, këshilltari i Komunikimit për Sigurinë Kombëtare, thekson se Departamenti i Drejtësisë nuk mund të komentojnë mbi çështjet në gjykim, por as për komunikimet me qeveritë e tjera në lidhje me çështjet nën hetim ose çështje gjyqësore. 

“Ju lutemi vini re se Departamenti nuk komenton për çështjet që kanë të bëjnë me proceset gjyqësore në vazhdim dhe as për komunikimet me qeveritë e tjera në lidhje me çështjet nën hetim ose çështjet gjyqësore. Ju mund të citoni se Departamenti i Drejtësisë nuk pranoi të komentojë.

Departamenti amerikan i Drejtësisë”, thuhet në përgjigjen e Departamentit amerikan të Drejtësisë.

 

 

Të fundit