Flash News

E-TJERA

Britania deporton 11 shqiptarë ‘pa marrëveshje’, dyshime mbi zbatimin e procedurave ligjore

Britania deporton 11 shqiptarë ‘pa marrëveshje’, dyshime

Në shtator të këtij viti, Home Office e shpalli të pavlefshme marrëveshjen e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe ish-ministres së Brendshme britanike Priti Patel, e cila garantonte përshpejtimin e procedurave për deportimin e shqiptarëve që kalonin ilegalisht përmes kanalit të La Manshit.

‘The Guardian’ raporton se të paktën 11 shqiptarë janë deportuar nga Britania drejt Shqipërisë, pasi mbërritën me gomone në zonën e quajtur Manstone në Ramsgate. Deportimi i shqiptarëve është bërë pavarësisht vendimit të qeverisë britanike për ta rrëzuar marrëveshjen e depërtimit.

Deportimi i 11 shqiptarëve ka ngritur shqetësime në Britani, të cilët hedhin dyshime mbi procedurat ligjore që janë zbatuar për deportimin e shqiptarëve. Emigrantët që mbërritën ilegalisht me gomone, u dërguan drejt Shqipërisë me avion. Një zëdhënës i Zyrës së Brendshme nuk ka pranuar të komentojë mbi deportimin e shqiptarëve, ndërsa burime jozyrtare për ‘The Guardian’ kanë thënë se emigrantëve nuk ju është dhënë mundësia të shqyrtojnë kërkesën për azil.

Mishka Pillay, konsulente e fushatave në Detention Action, tha se: “Ky largim i 11 personave në Shqipëri është një tregues se njerëzit në Manston mund të privohen nga procesi i rregullt. Ne kemi pasur shqetësime serioze për Manston. Njerëzit më të cenueshëm po fshihen larg mbështetjes jetike dhe aksesit në drejtësi.”

Marrëveshja mes ministrit Çuçi dhe Priti Patel u nënshkrua në muajin gusht të këtij viti dhe u njoftua si një skemë për të përshpejtuar largimin e shqiptarëve që mbërrinin ilegalisht në Britani në kërkim të azilit.

Ministria e Brendshme pranoi disa javë më parë se zyrtarët nuk kanë të drejtë të përshpejtojnë deportimin e azilkërkuesve shqiptarë pasi ata të mbërrijnë në MB dhe u zotua të mos e bëjë këtë.

Të fundit