Flash News

E-TJERA

Deputetë nën hetim? Çela: 12 çështje kanë shkuar në SPAK për korrupsion zgjedhor

Deputetë nën hetim? Çela: 12 çështje kanë

Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela, foli sot në Komisionin e Ligjeve lidhur me ngjarjet kriminale dhe dosjet e korrupsionit.

Çela tregoi se janë të paktën 12 çështje që kanë shkuar në SPAK për korrupsion zgjedhor duke mos dhënë detaje nëse ka apo jo deputetët të përfshirë në korrupsion zgjedhor. Sa i përket ngjarjeve kriminale, Çela tha se hetimi i atentateve është sfida më e vështirë e prokurorëve.

“Hetimi i atentateve e ngjarjeve të rënda është një sfidë e vështirë se mjaft herë kryhen në kuadër të krimit të organizuar përmes përdorimit të personave që paguhen e kërkon angazhim në disa nivele të të gjithë njësive ligjzbatuese.

Për ngjarjet kriminale duhet të pranojmë që këto ngjarje janë prioritare e nuk mund te them që korrupsioni apo rastet e shpërdorimit të detyrës mund të kenë influencuar në zbulimin e ngjarjeve të tilla, nuk ka asnjë dokument apo të dhënë që të jetë bërë zyrtare nga një hetim që të tregojë përfshirje të prokurorëve apo OPGJ në fshehjen e zbulimit të autorëve të këtyre veprave penale. Sa i përket deputetëve janë të paktën 12 çështje që kanë shkuar për korrupsion zgjedhor në SPAK, por nuk mund të them sot ka apo nuk ka deputetë të përfshirë në korrupsion zgjedhor se ka lidhje me hetimet. Ndërkohë prokuroria e posaçme ka të dhënat e veta që lidhen me subjektet e posaçme apo veprën penale. Do ishte e pasaktë nëse sot u konfirmoja një të dhënë”, deklaroi Çela.

Të fundit