Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Deputetët e "opozitës parlamentare" i siguruan PS 33 mijë vota; kush garoi dhe sa vota mori secili

Pas largimit të opozitës nga parlamenti (shkurt 2019) rreth 40 deputetë të pjesës fundore të listës shumëemërore të PD dhe LSI morën mandate parlamentare dhe vijojnë të jenë deputetë në parlament. Zyrtarisht ata quhen “opozitë parlamentare” dhe në emër të tyre u mundësuan ndryshimi kushtetues i korrikut 2020 dhe disa akte të tjera me rëndësi në jetën parlamentare, por me kontestim publik. Bazuar në monitorimin parlamentar të Institutit të Studimeve Politike (ISP), në shumicën e rasteve të vendimeve politikë në parlament “opozita parlamentare” ka qenë votë mbështetëse e Partisë Socialiste (94% të votimeve), me përjashtim të një grupi të vogël deputetësh (Hajdari, Roshi, Gjoni, etj), të cilët kanë votuar kryesisht kundër në akte politike të kontestueshme.
Për ta bërë edhe më zyrtare njësimin e shumicës së “opozitës parlamentare” me PS, vlejnë statistikat zyrtare të zgjedhjeve parlamentare të prillit 2021. Në këto zgjedhje, sipas të dhënave të ISP-së, 24 deputetë të “opozitës” konkurruan në zgjedhje, prej të cilëve 9 deputetë ishin pjesë e listës shumëemërore të PS-së, 3 të PD-së dhe 1 me LSI. Përfshirja e 9 deputetëve “opozitarë” në listën e PS përbën një zhvillim të panatyrshëm, sidomos për emrat që vinin nga lista shumëemërore e PD më 2017, ashtu siç përbën zhvillim të panatyrshëm edhe përfshirja e tre deputetëve në listën e PD-së, ku bën pjesë edhe një deputet që inicioi ndryshimet kushtetuese të korrikut 2020.
Ironia më e madhe është fakti se ndonëse zgjedhjet kanë përfunduar dhe parlamenti i vjetër vijon të funksionojë deri në korrik 2021, deputetë “opozitarë” që konkurruan me PS në prill 2021 vijojnë të jenë zyrtarisht “opozitë” dhe trajtohen të tillë në strukturën e organizimit parlamentar. Ata bëjnë propozime në emër të opozitës për poste të ndryshme, bëjnë pjesë në përqindjen që i takon opozitës në komisione parlamentare, etj, pra duke u sjellë formalisht si opozitë, ndërkohë që ishin kandidatë zyrtarë të PS në zgjedhje, dhe 3 prej tyre fituan mandat parlamentar në emër të PS-së.

Tabela krahasuese e votave në sistemin e preferencës në zgjedhjet e 25 prillit, tregon edhe mbështetjen elektorale të pjesës dominuese të “opozitës parlamentare”. Kandidatët që hynë në listën e PS dhe PD kanë rezultate të larta, duke përfituar nga infrastruktura, logo dhe mbështetja partiake, kurse ata që tentuan të konkurrojnë vetëm ose me parti të reja politike morën rezultate katastrofike. Konkretisht, deputetë që kanë bërë headline për deklarime skandaloze në parlament, për batuta dhe akte jo etike, rezultojnë të kenë marrë 3 deri në 13 vota, ku secili është edhe kryetar i një partie personale politike. Për të pasur një parti politikë duhen 3 mijë firma, por siç shihet, ata kanë siguruar 3, 12 ose 13 vota, si dhe të tjerë pas tyre gjithashtu kryetarë partish, 17, 89, 380, 388 apo 556 vota. Dy prej tyre, Alimadhi dhe Murrizi konkurruan në 4 zona zgjedhore, por rezultatet e tyre ishin simbolike. Alimadhi mori përkatësisht 89, 34, 20 dhe 10 vota në katër qarqe, Murrizi mori përkatësisht 556, 463, 109 dhe 57 vota në secilin prej 4 qarqeve ku konkurroi në krye të listës.

Renditja e votave të “opozitës” parlamentare tregon se kurba e mbështetjes personale të tyre është minimale dhe se sistemi i ri zgjedhor është demotivues për partitë e reja politike. Nga deputetët fitues “opozitarë” dukshëm kanë pasur rezultate të larta zgjedhore L.Koka e A.Mara, secili pa një bilanc pozitiv angazhimi parlamentar dhe njëherësh të akuzuar në SPAK nga segmente të opozitës për mënyrën e sigurimit të votave dhe mbështetjes lokale. Nga ana tjetër, deputetët që kanë qenë e janë më aktiv në deklarime publike, përfshirë në seancat plenare, kanë arritur rezultate minimale. Tabela paraqet të dhënat e sakta. Nga ana tjetër, për shkak të sistemit me lista gjysëm të hapura, që u inicua nga “opozita”, ironia është se psh, deputeti F.Spaho (PS) megjithëse ka më pak vota sesa deputetja E.Hoti (PD) dhe K.Lita (PD) e merr mandatin e deputetit për legjislaturën e re, kurse Hoti e Lita jo për shkak se ishin renditur në zonën jo fituese.
Së fundi, një statistikë domethënëse e evidentuar nga ekspertët monitorues të ISP-së: e gjithë “opozita” ka siguruar rreth 41 mijë vota, nga të cilat 33 mijë vota i ka përfituar PS dhe vetëm 5.8 mijë vota PD. Pra, “opozita parlamentare” i dha direkt mbi 33 mijë vota PS-së, ose në nivel krahasues, rreth 3 deputetë, ndërkohë që opozita nuk mori krahasimisht as votat për një deputet. Kjo llogari elektorale tregon se strategjia e PS-së me opozitën parlamentare rezultoi teknikisht e suksesshme, pavarësisht interpretimit moral dhe identitar. Modeli i përfshirjes në listat shumëemërore të partive fiktive dhe individëve të deleguar prej tyre, penalizues për cilësinë e parlamentit gjatë viteve 2019-2021, është aplikuar edhe në zgjedhjet e 25 prillit.
Në listën fituese të deputetëve të rinj ka emra që nuk kanë CV dhe as njohje publike, siç në listën pritëse ka emra me numër të lartë votash, që gjithashtu nuk kanë identitet dhe as profil politik. Ky është një tregues se palët politike nuk nxorrën mësime nga eksperimenti i gabuar me dorëzim mandatesh më 2019 apo me deputetë me emra jo përfaqësues 2017-2021 dhe se sistemi i meritokracisë në partitë politike dhe i meritokracisë në përfaqësimin politik në institucionin kryesor vendimmarrës, në parlament, është dhe mbetet i dobët, klientelist dhe larg nevojave dhe kapaciteteve profesionale, politike dhe etike që ka Shqipëria. / Instituti i Studimeve Politike (ISP)
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38