Flash News

E-TJERA

Deputetët votojnë nga makina, Ruçi: Këto sjellje nuk duhen toleruar

Deputetët votojnë nga makina, Ruçi: Këto sjellje nuk

Situata anormale me Covid-19 ka bërë që mbledhjet e Komisioneve në Kuvend të zhvillohen online duke krijuar situata jo fort komode.

Disa prej deputetëve kanë zgjedhur të mos respektojnë protokollet, por të diskutojnë apo votojnë për ligje të ndryshe nga makina apo kafenetë.

Edhe pse vetëm para pak ditësh, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, i kërkoi deputetëve të tregohen më të kujdesshëm dhe të mos zhvillojnë mbledhje nga makina.

“Jeni në sytë e publikut, siç jeni ju dhe unë “online”, janë “online” edhe ato për publikun dhe nuk është serioze që, ndërkohë që zhvillohet mbledhja e Komisionit, deputeti, meqë ia lejon elektronika, të flasë nga makina”, tha Ruçi.

Mirëpo, deputeti Fadil Nasufi nuk e ka marrë në konsideratë fjalën e Ruçit, duke marrë kështu pjesë në mbledhjen e Komisionit të Edukimit nga makina.

Fjala e Gramoz Ruçit:

Para se të bëj komentin e propozimeve, me lejoni të tërheq vëmendjen e të gjithë kryetarëve të Komisioneve për mbledhjet. Sigurisht që kemi vendosur të vazhdojnë të zhvillohen “online”, në raste të veçanta kemi në dispozicion tri ambiente, si: salla e madhe, salla e grupeve dhe kjo salla ku jam unë, kur Komisionet ta shikojnë të arsyeshme për t’i zhvilluar mbledhjet me praninë fizike, sigurisht duke zbatuar të gjitha masat e protokollit, por për të gjitha mbledhjet e komisioneve që zhvillohen online do të kërkoja etikën dhe rigorozitetin e të gjithë pjesëmarrësve.

Jeni në sytë e publikut, siç jeni ju dhe unë “online”, janë “online” edhe ato për publikun dhe nuk është serioze që, ndërkohë që zhvillohet mbledhja e Komisionit, deputeti, meqë ia lejon elektronika, të flasë nga makina.

Këto nuk duhen toleruar nga asnjë kryetar Komisioni. Lidhur me problematikën që trajtoi zoti Murrizi, që besoj se pothuajse iu përgjigjen kryetarët e Komisioneve, pra nismat për Kodin Penal apo të Kodin e Procedurës Penale, qoftë sugjerimi që bëri zoti Murrizi dhe që i dha përgjigje kryetari i Komisionit të Ligjeve, besoj se do të vijnë në një paketë, do të shpejtohet puna, që të mos jenë të shkëputura si nisma, por të bashkohen të gjitha. 

Të fundit