Flash News

E-TJERA

Shehi përplaset me analistin: Më vjen keq që ka ikur Enver Hoxha, djem si ju do bënin karrierë

Shehi përplaset me analistin: Më vjen keq që ka ikur Enver Hoxha,

Çmimi për e energjisë elektrike ka përplasur në studion e Open deputetin Dashamir Shehi dhe analistin Juljan Zyla.

Me ironi, Shehi iu drejtua analistit se në kohën e Enver Hoxhës, djem si ai do bënte karrierë, ndërsa Zyla iu përgjigj duke i thënë se politikanët e vjetër kanë teknikë shumë të dëshpëruar.

Pjesë nga debati:

Shehi: Më vjen keq që ka ikur Enver Hoxha, djem si ju do bënit karrierë

Zyla: Keni bërë ju karrierë

Shehi: A ndjen një lloj sakëlldie për atë që thua vetë! Për këtë dritë që të jep kjo qeveri! Më dhe ndjesi shumë të keqe.Ty ishalla të bëjnë mas Ramës. Nuk flet njeriu kështu në 2022.

Zyla: Ju politikanët e vjetër keni teknikë shumë të dëshpëruar.

Shehi: Mua me vjen zot të diskutoj me ty, por më ka thirr kjo!

Zyla: Për çfarë ke studiuar ti, unë kam studiuar shkenca politike

Shehi: Po për raketa të kesh studiuar. Unë s’kam fare shkollë jam autodidakt.

 

Të fundit