Flash News

E-TJERA

Deputeti demokrat thirrje për protestë: Mblidhemi të enjten, të mos lejohet ligji për kanabisin

Deputeti demokrat thirrje për protestë: Mblidhemi të enjten,

Deputeti demokrat, Asllan Dogjani ka bërë thirrje për protestë të enjten e ardhshme para parlamentit, teksa ka dalë kundër projektligjit të qeverisë për legalizimin e kanabisit mjekësor.

Gjatë fjalës që mbajti në kuvend, Dogjani tha se është momenti për të protestuar pasi ka mijëra familje që vuajnë sepse fëmijët e tyre përdorin drogë.

Të gjitha ata që duan që fëmijët e tyre të mos përdorin drogë, të mblidhen para parlamentit ditën e enjte. Nuk e kemi mundësinë për ta mbajtur nën kontroll. Ka mijëra familje që vuajnë sepse fëmijët e tyre përdorin drogë.

Ka shqiptarë që për shkak të përdorimit të drogërave kanë përfunduar në çmendinë. Ju bëj edhe njëherë thirrje që të mblidhemi të enjten para Parlamentit të mos e lejojmë këtë ligj", deklaroi Dogjani.

 

Të fundit