Flash News

E-TJERA

Deputeti gjerman: “Ballkani i Hapur” është vetëm një element, kreun e mban Procesi i Berlinit

Deputeti gjerman: “Ballkani i Hapur” është vetëm

Deputeti i Bundestagut gjerman Adis Ahmetoviç e ka deklaroi se nisma e “Ballkanit të Hapur” mund të jetë një element i Procesit të Berlinit,por s’mund ta zëvendësojë atë.

Në një deklaratë për mediat, Ahmetoviç u shpreh se nisma e tre vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë) është një ide e mirë, por Procesi i Berlinit është një mesazh koordinimi për 6 vendet e BP.

Deputeti gjerman tha po ashtu se “Ballkani i Hapur” nuk është asgjë më shumë se sa një element i Procesit të Berlinit. AI pohoi se kancelari gjerman Olaf Scholz do të zhvillojë një takim me udhëheqësit e Ballkanit brenda këtij viti.

“Scholz ka një interes të madh për Ballkanin Perëndimor e quan pjesë të familjes europiane. Procesi i Berlinit është mesazh për vendet e Ballkanit që Shqipëria do ketë koordimin me 6 vendet. çdo ide për të lidhur 6 vendet është e mirë.

Në krye të këtij bashkëpunimi midis të gjashtë vendeve kemi Procesin e Berlinit dhe procesi i Ballkanit të Hapur mund të jetë vetëm një element i këtij procesi të jashtëzakonshëm dhe të madh të Berlinit. Pra, nuk mund t’i themi kategorikisht jo Ballkanit të Hapur, duhet t’i japim një shans kësaj ideje, por është vetëm një element i Procesit të Berlinit dhe kreu i këtij procesi është Berlini dhe jo Ballkani i Hapur

Këtë vit kancelari do zhvillojë një takim me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor. Duhet ti japi një shans Open Ballkan por është vetëm një element i saj”, u shpreh Ahmetoviç.

Gjatë deklaratës për mediat, deputeti gjerman tha po ashtu se shanset që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të çelin negociatat me BE-në, janë të mëdha, teksa theksoi se Gjermani po punon që t’ia arrijë.

               

Të fundit