Flash News

E-TJERA

Deputeti i Bundestagut: Do punojmë që javën e ardhshme Shqipëria të nisë negociatat me BE-në

Deputeti i Bundestagut: Do punojmë që javën e ardhshme

Deputeti i Bundestagut gjerman dhe njëherazi raport për Ballkanin Perëndimor në Gjermani, Adis Ahmetoviç, zhvilloi sot një takim me kreun e grupit parlamentar të OS Taulant Balla, ku u shpreh se Berlini do të punojë që javën e ardhshme Shqipëria të nisë negociatat me BE-në.

Ahmetoviç tha se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i duhet Bashkimit Evropian, duke shprehur mbështetje për integrimin e Tiranës. Deputeti gjerman pohoi se nesër do të vizitojë RMV-në për të mbështetur qeverinë dhe për ta bindur për një kompromis.

“Ne si Gjermani do të punojmë që javën e ardhshme Shqipëria të mund të nisë negociatat. Ju të gjithë e meritoni të jeni pjesë e BE. E them dhe personalisht. Familja ime është me origjinë nga Ballkani Perëndimor, unë e njoh mentalitetin, dhe mendoj se mentaliteti i Ballkanit Perëndimor është mentaliteti shqiptar, dhe e gjitha kjo është shumë e përafërt me mentalitetin e BE. Mendoj se Shqipëria mund të sjellë shumë dinamikë në BE, ndaj dhe ju keni mbështetjen tonë. Më besoni që po punojmë fort për këtë. Nesër, pas një dite të gjatë në Shqipëri, do të vizitoj dhe Maqedoninë e Veriut, për të mbështetur qeverinë dhe për t’i bindur ata që të arrijnë një kompromis. Neve na duhet Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në BE”, u shpreh deputeti i Bundestagut.

Të fundit