Flash News

E-TJERA

Deputeti i opozitës parlamentare infektohet me covid-19, shtrohet në spital për shkak të gjendjes shëndetësore

Deputeti i opozitës parlamentare infektohet me covid-19, shtrohet në

Pas ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, të konfirmuar sot pozitivë, Covid-19 ka hyrë sërish edhe në radhët e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Burime të Politiko.al bëjnë me dije se është infektuar me covid-19 deputeti i opozitës parlamentare, Krenar Rryci.

Të njëjtat burime sqarojnë po ashtu se gjendja e tij shëndetësore pas infektimit nuk është e mirë dhe për këtë është dashur shtrimi i tij në një nga spitalet Covid në Tiranë, për monitorim dhe trajtim mjekësor të specializuar. 

Kujtojmë se më herët janë infektuar edhe deputetë të tjerë të kuvendit, të cilët i janë nënshtruar karantinimit deri në shërimin e plotë si Eljo Hysko, Ralf Gjoni, Adriatik Alimadhi, Blerina Gjylameti, e konfirmuar disa ditë më parë etj.

Të fundit