Flash News

E-TJERA

Deputeti i ‘opozitës së re’ fushatë me Elisa Spiropalin, sfidojnë rregullat anti-Covid

Deputeti i ‘opozitës së re’ fushatë me Elisa

Ndonëse e cilësojnë veten si ‘opozitë e re’ në Kuvendin e Shqipërisë, pas djegies së mandateve nga opozita e bashkuar, ata vazhdimisht janë parë duke bashkuar votat me mazhorancën.

Deputeti Halit Valteri, i cili shfaqet shpesh në foltore duke kritikuar qeverinë dhe partitë jashtë kuvendit, së fundmi u shfaq krah ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali duke bërë fushatë në zonën e Bathores në Kamzë.

Madje, ai thekson se e ka ftuar ministren e Ramës që të dëgjojë shqetësimet e banorëve.

Deputeti i ‘opozitës së re’ fushatë me Elisa

Deputeti i ‘opozitës së re’ fushatë me Elisa

“Sot ne Bathore pritem Ministren Spiropali si e deleguar e qeverise per Bashkine Kamez.

Me ftesen time erdhi per te dëgjuar problemet e kesaj zone.

Nje bashkëbisedim me banore ku u ngritën nje sere shqetësimesh dhe problemesh qe ka komuniteti.

Rruga jone eshte e qarte , t’i kërkojmë llogari çdokujt qe drejton dhe pretendon te qeverise “, shkruan Valteri.

Po ashtu, vëmendjen e tërhoqi edhe fakti se takimi është zhvilluar në shkelje të rregullave anti-covid. Siç duket, në një ambient të mbyllur, të pranishmit nuk mbajnë maska dhe distancë me njëri-tjetrin, përfshirë edhe vetë Valterin.

Deputeti i ‘opozitës së re’ fushatë me Elisa

Të fundit