Flash News

E-TJERA

Deputeti i PE takim me opozitën shqiptare: Ndanë shqetësimet për gjendjen e demokracisë në vend

Deputeti i PE takim me opozitën shqiptare: Ndanë shqetësimet

Eurodeputeti i Parlamentit Europian, Rihards Kols priti në një takim sot përfaqësuesit e opozitës shqiptare.

Në një postim në X, Kols  shkruan se kolegët shqiptarë ngritën shqetësimet e tyre për gjendjen e demokracisë në vend, duke theksuar sfidat madhore që duhen kapërcyer në rrugën e integrimit në BE.

"Sot pata nderin të drejtoj një takim produktiv midis ecrgroup dhe përfaqësuesëve nga opozita shqiptare. Ne u përqendruam në reformat kritike të nevojshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, duke përfshirë sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, forcimin e institucioneve demokratike dhe sundimin e ligjit, dhe trajtimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kolegët tanë shqiptarë ndanë shqetësimet e tyre për gjendjen e demokracisë në vend, duke theksuar sfidat madhore që duhen kapërcyer në rrugën e integrimit në BE.

Ne mbetemi të përkushtuar për të mbështetur rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, duke siguruar që procesi të qëndrojë i fokusuar dhe i orientuar drejt rezultateve", shkruan ai. 

Kujtojmë se një grup prej rreth 30 deputetësh të Partisë Demokratike protestoi paqësisht për më shumë se një orë jashtë Parlamentit Europian. Kjo është hera e parë që nga politika shqiptare zhvillohet protestë para PE. 

Të fundit