Flash News

E-TJERA

Deputeti i PS debat me Grida Dumën në komision: Ato përkëdheljet i lini për në PD jo këtu

Deputeti i PS debat me Grida Dumën në komision: Ato

Deputeti i PS Ilir Metaj dhe ajo e PD Grida Duma, kanë shkëmbyer replika mes tyre në komisionin e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale.

Duma, nën cilësinë e kryetares së komisionit i ka kërkuar deputetit që të mos thyej etikën dhe rregulloren e komisionit duke komentuar mbi standardet e opozitës.

Por kjo ka shërbyer që deputeti socialist të replikojë me Dumën duke iu drejtuar asaj se po i ndërpret fjalën.

Pjesë nga debati:

Duma: U more me opinione dhe the standardi i opozitës, Nard Ndoka e dikush tjetër...

Metaj: Nuk përdora as atë fjalë e atë ton. Mos më imitoni se nuk e bëni dot, mos gënje sy për sy. Ju nuk jeni aty për të treguar mua se cfarë duhet të them

Duma: Do të ndërpres nëse e thyen etikën

Metaj: E vendosin rregullat kush e vendos jo ju. Ju bëni sistematikisht ndërprerjen e kolegut. Po deformoni fjalët e kolegut. Mos e bëni më

Duma: Qëndron mirë lutja juaj

Metaj: Ju jeni përkohësisht aty

Duma: Të gjithë ashtu jemi.

Metaj: Mos më ndërprisni herë tjetër.

Duma: Thyet etikën

Metaj: Cfarë theva?

Duma: komenti mbi standardet e opozitës. Kjo është rregullorja

Metaj: Opinionit i qëndroj deri në fund. Kryetare ato përkëdheljet i lini për në pjesën e komisionit të Rithemelimit, ose PD jo këtu. Këtu jemi Komisioni i Shëndetësisë.

Duma: Mbyllja mikrofonin

Të fundit