Flash News

E-TJERA

Deputeti i PS: Kërkesat e Ligës janë të drejta, por kryeministri nuk është Zeusi

Deputeti i PS: Kërkesat e Ligës janë të drejta, por

Deputeti i Partisë Socialiste, njëherësh negociatori i qeverisë në bisedime me Ligën e Futbollit, Fidel Ylli tha për “Sport Time” se bojkoti i futbollit është drejt fundit, pasi zgjidhja e çështjeve është në rrugën e duhur.

Sipas tij kërkesat e Ligës Profesioniste janë të drejta, por "kryeministri nuk është Zeusi në tokë që me një të rënë të lapsit do zgjidhë gjithçka", tha ai

Në rast se Liga do të ulej në tavolinë, ne sot do kishim futboll. Këta burrat që përfaqësojnë futbollin kanë bërë bojkot në kohë pandemie, kostot janë në kurriz të tyre.

Kërkesat e Ligës janë të drejta, por Kryeministri nuk është Zeusi në tokë që me një të rënë të lapsit do zgjidhë gjithçka. Kam ndenjur pesë orë me Dukën dhe presidentin Demi që më ka thënë se është kundër bojkotit”, deklaroi Ylli.

Deputeti i PS: Kërkesat e Ligës janë të drejta, por

Të fundit