Flash News

E-TJERA

Deputeti italian kritika në parlament: Me marrëveshjen për refugjatët po paguani fushatën e PS-së shqiptare

Deputeti italian kritika në parlament: Me marrëveshjen për

Deputeti i Partisë Demokratike, Matteo Mauri, pjesë e opozitës italiane e ka cilësuar marrëveshjen Rama-Meloni për refugjatët si pakt që po ndihmon vetëm fushatën elektorale të ardhshme të PS shqiptare.

Në një replikë në parlamentin italian pasi ministri i Jashtëm Italian, Antonio Tajani ka komunikuar para deputetëve italianë përmbajtjen e marrëveshjes për emigrantët, Mauri tha se në këtë akt ka vetëm një përfitues, qeveria shqiptare.

Këtu ka vetëm një subjekt që po përfiton: qeveria shqiptare. Nëse ju keni vendosur t’i paguani fushatën elektroale të PS shqiptare, atëherë ju lumtë.

Shoh që keni vlerësime edhe për PS evropiane. Unë kujdesem për interesat e italianëve dhe në respekt të të drejtave të personave e të rregullave ndërkombëtare sepse demorkacia përbëhet nga rregullat”, u shpreh deputeti italian.

Të fundit