Flash News

E-TJERA

Deputeti Përmeti i kujton deklaratën Çakos: Të presim të na tregosh si u infektove nga diçka që nuk ekziston

Deputeti Përmeti i kujton deklaratën Çakos: Të presim

Dje, u bë me dije se Alfred Çako është infektuar me Covid-19.  Kujtojmë se më parë Çako deklaroi se ky virus nuk ekziston dhe se është vetëm një plan për të zhdukur popullsinë e bardhë.  

Dhe pas lajmit që Çako është infektuar, deputeti i opozitës së re, Andi Përmeti, përmes një statusi në Facebook, teksa i uron të shkuara i kujton Çakos deklaratën që ka bërë më parë lidhur me virusin vdekjeprurës dhe e fton të shpjegojë çudinë se si u infektua nga diçka që nuk ekziston.

Statusi i plotë:

"Të shkuara Alfred Çako! Sapo lexova lajmin që Alfred Çako është infektuar me Covid. Alfred Çakon nuk e njoh personalisht dhe është i pari person që po e uroj publikisht për shërim sa më të shpejtë nga Covid. Jo se miq dhe të njohur të mi nuk janë infektuar më parë, por sepse lajmi që Alfred Çako është infektuar duhet shpërndarë sa më shumë, sigurisht bashkë me urimin për shërim të shpejtë.Çdo javë në media (dhe ndonjëherë më shumë), Alfred Çako deklaronte se virusi nuk ekzistonte, deklaronte se ishte një shpikje mediatike për të detyruar me frikë popullsinë të ë vaksinohej, i bënte thirrje Ministrisë së Shendësisë që t’i mundësonte hyrjen pa maskë dhe pa veshje mbrojtëse te spitali infektiv për t’i vërtetuar të gjithëve që virusi nuk infekton. Sot është vetë i infektuar. Une nuk besoj që shqiptarët jane popull aq naiv sa të besojnë çdo brockull që dëgjojnë mediatikisht por edhe për ndonjë, tek-tuk, që mbase ka thënë: diçka di Fredi, e ftoj të shohë dhe të lexoj sot mediat: Fredi është infektuar. Miq, virusi ekziston, është i frikshëm dhe vret. Mos dëgjoni broçkullat e çdo deliranti me akses mediatik. Mbroni veten dhe familjarët. Të shkuara Alfred Çako dhe të presim në TV sa më shpejt të na shpjegosh çudinë se si u infektove nga diçka që nuk ekziston."

Po ashtu, dhe vetë deputeti Andi Përmeti është infektuar me Covid-19 disa kohë më parë - duke kaluar deri në fazën më të rëndë të virusit.

33-vjeçari u dërgua drejt Turqisë për mjekim të specializuar, por ia doli ta fitojë betejën me Covid-19.

Te shkuara Alfred Cako. Sapo lexova lajmin qe Alfred Cako eshte infektuar me Covid. Alfred Cakon nuk e njoh...

Posted by Andi Permeti on Sunday, February 14, 2021

 

 

Të fundit