Flash News

E-TJERA

Deputeti tregon kuponin: Skandal! Çmimi i naftës në Mal të Zi 30% më i ulët se në Shqipëri

Deputeti tregon kuponin: Skandal! Çmimi i naftës në Mal të

Deputeti i PL-së, Petrit Vasili dënon çmimin e lartë të karburanteve në Shqipëri, teksa hedh akuza për abuzime në kufijtë e skandalit.

Vasili tregon se çmimi i naftës në Mali të Zi është vetëm 1.48 euro/ litri, ndërsa në Shqipëri 2.1 euro ose 245 lekë.

Kujtojmë se disa ditë më parë, Bordi i Transparencës bëri një rritje rekord prej 22 lekësh që nga fillimi i funksionimit të tij në mars të këtij viti.

Sipas Vasilit, kjo dëshmon hajdutërinë e qeverisë Rama. Ai kërkon që të hiqen taksat dhe të shkrihet Bordi.

“Deshmi tronditese per hajduterine e pashpirt te qeverise se Edi Rames. Ne Mal te Zi nafta kushton vetem 1.48 euro litri ose rreth 171 lek litri.

Kur ne Shqiperi kushton plot 2.1 euro litri ose 245 lek litri. Pra ne Shqiperi kushton 30% me shume se ne Mal te Zi.

Qytetaret po vidhen ne menyren me te pacipe nga Bordi i hajduteve Qeveri- Oligarke. Boll vodhet! Hiqni Taksat dhe zhdukni Bordin!!! P.S Foto e kuponit ne nje pike karburanti ne Mal te Zi”, shkruan Vasili.

Të fundit