Flash News

E-TJERA

Deputetja e LDK-së në protestën për UÇK-në në Tiranë: Pa UÇK nuk do ishim bashkë në shesh

Deputetja e LDK-së në protestën për UÇK-në

Deputetja e PDK, Ganimete Musliu, ishte sot pjesë e protestës në Tiranë në mbështetje të komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Në një prononcim për News24, Musliu theksoi rëndësinë historike dhe kombëtare të UÇK-së, duke e cilësuar si faktor bashkimi për shqiptarët.

“Heronjtë tanë nuk kanë kryer krime. Krimet dhe gjenocidi janë kryer nga Serbia. Ne kemi mbrojtur tokat tona,” tha ajo, duke shtuar se çdo shqiptar që e ndjen veten mirënjohës për lirinë duhet të jetë në sheshet e protestës, në Tiranë, Prishtinë apo Hagë.

Musliu apeloi për bashkim të spektrit politik shqiptar, duke theksuar se UÇK është mbi çdo parti dhe interes personal. “Kjo protestë është madhështore sepse tregon se Ushtria Çlirimtare është simbol i përbashkët, jo pronë e askujt,” u shpreh ajo.

 

Të fundit