Flash News

E-TJERA

Deputetja e PD-së kafe me Princ Lekën: Çfarë Shqipërie do të ishte po të kishim fatin e një shpure politikanësh si ai

Deputetja e PD-së kafe me Princ Lekën: Çfarë

Deputetja e zgjedhur e PD-së, Flutura Açka këtë të dielë ka takuar Princ Lekën, ku kanë shijuar një kafe së bashku, në prani dhe të miqve të tjerë. Ajo ka publikuar në rrjete sociale disa foto nga ky takim, ku nuk i kursen vlerësimet për Princ Lekën.

"Djaloshi i hijshëm, i qetë, i mençur e me një klas të pazakontë, të cilin e kam njohur shumë vite më parë, është sot një burrë i matur, dhe padyshim, një patriot që i dhemb Atdheu. Me Princ Lekën mund të flasësh për të gjitha temat, pasi është përbashkues dhe jo ndarës, është i tërhequr dhe jo sulmues, është i dijshëm por jo akaparues i bisedës, pra gjithçka të asaj që do të admiroja te një figurë që ka vendosur të rrijë përtej palëve." e përshkruan Flutura Açka Princ Lekën.

Ajo shton më tej se bindja që ka patur që kur e ka njohur se farë Shqipërie do të ishte po të kishim fatin e një shpure politikanësh si ai, nuk ka ndryshuar. Açka shkruan se kafen me të e piu edhe në kujtim të gjyshit të saj, i cili ka shërbyer në gardën e Mbretit Zog.

Postimi i plotë:

Një kafe me Princ Lekën

Djaloshi i hijshëm, i qetë, i mençur e me një klas të pazakontë, të cilin e kam njohur shumë vite më parë, është sot një burrë i matur, dhe padyshim, një patriot që i dhemb Atdheu. Me Princ Lekën mund të flasësh për të gjitha temat, pasi është përbashkues dhe jo ndarës, është i tërhequr dhe jo sulmues, është i dijshëm por jo akaparues i bisedës, pra gjithçka të asaj që do të admiroja te një figurë që ka vendosur të rrijë përtej palëve. Bindja ime e parë, asaj dite kur e kam njohur, dhe lutja se çfarë Shqipërie do të ishte po të kishim fatin e një shpure politikanësh si ai, nuk ka ndryshuar. Këtë herë, edhe pse nuk ia thashë, kafen me të e piva edhe në kujtim të tim gjyshi, i cili ka shërbyer në gardën e Mbretit Zog, dhe megjithëse kam qenë shumë e vogël për t'i ngulitur siç duhej në mendje, rrëfimet e tij më kanë mbetur shumë të çmuara.

Në mëngjesin tonë, ishim edhe në shoqërinë e një prej zonjave që e çmoj shumë mes radhës së demokratëve, poetja Lindita Doda.

Të fundit