Flash News

E-TJERA

"Bota pa ty do jetë tani më e vogël!", Deputetja e PS humb babain; xhaxhai i Ardit Gjebreas

"Bota pa ty do jetë tani më e vogël!", Deputetja e PS

Deputetja e Partisë Socialiste, Elona Gjebrea ka humbur njeriun e shtrenjtë të familjes, babain.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka bërë përmes rrjeteve sociale, ku shkruan:

"Bota pa ty do jetë tani më e vogël!", Deputetja e PS

“Me hidhërim të thellë, ju njoftoj për humbjen e babait tim, Shpetim Gjebrea, babait model, gjyshit shembullor e bashkë shortit ideal.
Kështu do ta kujtoj gjithmonë babain e shtrenjtë e tē dashur.
Sa shumë do na mungosh babush. Bota pa ty do jetë tani më e vogël”.

Një dedikim pati edhe nga moderatori Ardit Gjebrea, pasi i ndjeri eshte xhaxhai i tij. 

“Një engjëll tjetër i shtohet familjes Gjebrea, xhaxhai im...
Shembulli i mirësisë, dashuria e bashkëshortes dhe e dy vajzave, kujdesi i të gjithëve, mjeku që nuk u lodh për askënd.
Në paqe shpirti yt”, shkruan Gjebrea.  

Të fundit