Flash News

E-TJERA

Deputetja nga Kosova komenton veshjen e Edi Ramës: Ky ëshë mesazhi që jep me këto gusto; Politikanët te ne janë shumë seriozë

Deputetja nga Kosova komenton veshjen e Edi Ramës: Ky ëshë

Veshja e kryeministrit Edi Rama kthehet shpesh herë në media dhe rrjetet sociale objekt debati.

Kombinimet që zgjedh kryeministri Edi Rama kur del në publik,shpesh të pazakonta, por edhe nëpër takimet zyrtare janë komentuar në masë, ndërsa këtë herë edhe nga deputetja kosovare, Duda Balje ne programin “ABC e Pasdites”.

Teksa ka komentuar një foto të Ramës, krah Lindës ditën e zgjedhjeve të fundit, deputetja thotë se me këtë veshje ka dashur të thotë se dua të ndihem ‘relaks’.

“Nuk e di nëse i ka veshur këto ne kohën kur ka qenë ne punë ose jashtë punës.  Ditën e zgjedhjeve duket se ka qenë shumë lodhur, dhe unë mendoj se ka veshur diçka me ndje relax. Kjo në dukje është “I don’t care” çka do thotë dikush tjetër, unë ndjehem mirë me këto veshje dhe i kam vesh”. Rama ka dashur me thënë “unë jam stabël, jam fuqishëm”.

E pyetur nëse politikanët do të visheshin në Kosovës si Rama, deputetja thotë se do ishin komentuar shumë.

“Jo, tek ne janë shumë seriozë. Këtë veshje s’mundesh me e pa në asnjë politikanët e Kosovës. Nëse do ishin veshur kështu do e kishin komentuar shumë”, shtoi Balja.  

Deputetja nga Kosova komenton veshjen e Edi Ramës: Ky ëshë

Të fundit