Flash News

E-TJERA

Deputetja shqiptare nga karantina: Trump lider atipik, Biden mund të jetë fitues

Deputetja shqiptare nga karantina: Trump lider atipik, Biden mund të

Deputetja Rudina Hajdari, ndonëse ndodhet e karantinuar pasi prej ditësh ka rezultuar pozitiv me covid-19 ka komentuar rezultatet e deritanishme të numërimit të votave për zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Sipas Hajdarit, Donald Trump është lider atipik, ndërsa Joe Biden mund të jetë presidenti i ri i SHBA.

“Janë zgjedhje historike në pjesëmarrje. Kjo ka ardhur për shkak të shumë cështjeve që Trump veproi dhe se si ka drejtuar vendin, ai është lider atipik”, tha Hajdari në Open. 

Deputetja shqiptare nga karantina: Trump lider atipik, Biden mund të

E pyetur mbi deklaratat e Trump për manipulim votash, Hajdari thotë se “Është e pamendueshme që në SHBA të trajtohet ky problem. E kanë trajtuar në mënyrë politike. Në 2016 u fol për ndërhyrjet ruse. Shohim të njëjtën gjë, shoh një lloj nervozizmi nga republikanët, mund të ketë fitore të Biden, por shohim një miniavavantazh”, tha deputetja.

Të fundit