Flash News

E-TJERA

Deputetja socialiste pranon dështimin e Vettingut në Polici: Procesi nuk është efektiv

Deputetja socialiste pranon dështimin e Vettingut në Polici: Procesi

Deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj ka pranuar se procesi i Vettingut në Polici ka dështuar.

Duke folur nga Kuvendi, Felaj është shprehur se ky ligj pati mbështetje të madhe pasi u miratua me qëllimin për të hetuar punonjësit e policisë dhe për të dënuar bashkëpunëtorët e krimit.

Megjithatë, ajo shtoi se procesi nuk është efektiv, dhe për t’i dhënë një shtysë do të angazhohet dhe SHÇBA.

“Ndryshimi në ligjin për Vetting në Polici është i propozuar nga një grup deputetësh. Ky ndryshim është shtysë e vetëdijes që kemi përgjegjësi që të ndjekim impaktin dhe zbatimin e tyre. Ligji i Vettingut ka pasur mbështetje të gjerë në Kuvend, justifikimi publik ka qenë i njohur; kemi nevojë që të hetojmë punonjësit e Policisë së Shtetit për të vendosur se cilët duhet të vijojnë punën dhe cilët jo. Raste të tilla nuk ka pasur pak, në rastin më të keq janë bërë bashkëpunëtorë të krimit. Arsyeja themelore ishte kjo pse e votuam. Policia duhet të jetë e fokusuar tek detyrat e veta. Edhe ne kemi qenë të vëmendshëm për ta parë këtë proces, edhe pse nuk kemi kompetenca të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit. Nga bilanci i punës rezulton që prej vitit 2018, janë kryer vetëm 32 vetime. Procesi nuk është efektiv, mekanizimi i gjetur nuk është i duhuri. Për t’i dhënë shtysë të gjithë procesit bëmë një ndërhyrje që në procesin e Vettingut të angazhohet dhe SHÇBA. E ka edhe në projektin e punës. Bëmë një ndërhyrje që procesi për gradat e larta të ndërpritet dhe të fillojë ai për anëtarët e SHÇBA-së që procesi të ecë para. Kjo është ndërhyrja që do bëjmë për momentin. Është  predispozitë e qartë dhe e pastër", tha Felaj.

Të fundit