Flash News

E-TJERA

Deputetja socialiste zhvilloi takim elektoral në një shkollë, KQZ gjobit drejtorin e gjimnazit

Deputetja socialiste zhvilloi takim elektoral në një shkollë, KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mblodh sot për të shqyrtuar disa ankimime, ku ndër to ishte dhe ai i depozituar nga organizata Qëndresa Qytetare për deputeten socialiste Gerta Duraku.

QQ ka depozituar më parë një ankesë lidhur me Durakun me pretendimin se ka përdorur asetet publike në funksion të fushatës zgjedhore, duke shkelur Kodin Zgjedhor.

Bëhet fjalë për një takim elektoral të datës 17 mars 2021 ku Qëndresa Qytetare pretendon se është zhvilluar në shkollën e mesme “Shermi” në Kukës.

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi tha se konstatimi është i drejtë dhe se takimi është zhvilluar në mjediset e jashtme të shkollës. Por vendimi që mori KQZ-ja ishte ndëshkimi me 50 mijë lekë të vjetra për drejtorin e shkollës.

"Rezulton i provuar pretendimi i paraqitur nga kjo organizatë, sipas të cilit në ambientet e shkollës është zhvilluar aktivitet elektoral dhe konsiderohet veprimtari e ndaluar në bazë të Kodit Zgjedhor. KQZ vendos të marrë masë administrative për drejtorin e shkollës me 5 mijë lekë", tha Celibashi.

Të fundit