Flash News

E-TJERA

“Dera u thye”, Arvizu kujton momentin e vrasjeve në 21 janar: Po flisja me Luli Bashën dhe kryeministrin kur dëgjova krismat

“Dera u thye”, Arvizu kujton momentin e vrasjeve në 21 janar:

Ambasadori e SHBA-ve, Alexandër Arvizu ka kujtuar momentet kur ndodhi sulmi me armë para kryeministrisë nga protestuesit e PS asokohe në 21 janar.

Në Real Story’ në ‘News24’, ish ambasadori tregon se ishte duke folur me ministrin e Brendshëm të asaj kohe, Lulzim Bashën dhe kryeministrin Sali Berisha kur dëgjoi krisma.

“Dera u thye. Unë isha në telefon në atë moment duke folur me ministrin e Brendshëm të kohës, Luli Basha, si dhe me Kryeministrin.

Nuk e mbaj mend nëse fola me Edi Ramën, por sigurisht që fola me njerëz që ishin afër tij. Inkurajova të gjithë të mbanin hapin dhe u duk se gjërat po qetësoheshin. Dhe pastaj mendova: “Tani do zgjasë dhe pak natën, policia do ndalojë ca vetë… por me shpresën që gjithçka të qetësohej. Dhe pikërisht në këtë moment, dëgjova krismat”, tha Arvizu.

Të fundit