Flash News

E-TJERA

Derbi i Italisë në gjysmëfinale të Kupës, Juventus dhe Inter përplasin “brirët” për fatet e sezonit

Derbi i Italisë në gjysmëfinale të Kupës, Juventus dhe

Ditën e sotme luhet gjysmëfinalja e parë e Kupës së Italisë, ku do të përballet Interi me Juventusin në një sfidë spektakolare. Ky raund do të luhet me dy ndeshje, por siç ndodh shpesh, rezultati i ndeshjes së parë ndikon më shumë në kualifikim.

Të dyja skuadrat vijnë në momente të ndryshme. Interi është në krizë pasi në 5 ndeshjet e fundit në kampionat ka fituar vetëm 1 herë dhe ka humbur 4 ndeshjet e tjera. Një sezon horror ky për skuadrën e Inzagit që shihej si ndër pretendentët për të fituar kampionatin, por tani rrezikon dhe zonën Champions.

Zikaltërit ndodhen në vendin e katërt me 50 pikë po aq sa Roma, por është parakaluar nga Lazio dhe Milan. Kupa e Italisë dhe kualifikimi për në gjysmëfinale të Champions-it ndaj Benficës janë Shansi i fundit i trajnerit Inzaghi, pasi nëse nuk arrin fitore në këto sfida atëherë do të shkarkohet pa u mbyllur sezoni.

Juventusi nga ana tjetër po kalon një formë të mirë, ku cinizmi dhe kundërsulmet janë shfrytëzuar mjaft mirë nga bardhezinjtë, të cilët janë afruar shumë me 4 vendet e para në kampionat. Mos harrojmë që klubit i janë hequr 15 pikë në renditje dhe nëse rikthehet pas ky vendim, atëherë Juventusi do të ‘katapultohet’ direkt për në vendin e dytë.

Gjithçka pritet të ndodhë në “Derbin e Italisë” siç quhet. Ndeshja luhet në orën 20:45.

Të fundit