Flash News

E-TJERA

Derbi i Italisë për një vend në finale të Kupës, Inter-Juventus përplasin “brirët”

Derbi i Italisë për një vend në finale të Kupës,

Inter dhe Juventus luajnë sfidën e kthimit, të vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Një duel mes dy prej skuadrave më të titulluara në botë dhe duke pasur parasysh që ndeshja e parë përfundoi 1-1, pritet një sfidë mjaft intensive.

Ndeshja e parë u mbyll me polemika, ku nuk munguan kontaktet fizike mes lojtarëve të të dyja skuadrave. Tani që jemi afër fundit të sezonit, Kupa e Italisë është ndër objektivat e mbetur për të dyja skuadrat. Interi vjen me moralin lart duke pasur parasysh që u kualifikuan në gjysmëfinale të Champions League, si dhe u rikthyen tek fitorja në kampionat duke mundur Empolin 0-2.

Juventusi nga ana tjetër po bën mirë në Europa League, por vuan humbjen në minutat e fundit përballë Napolit me rezultatin 0-1.

Pritet një ndeshje spektakolare në “San Siro”, për të parë se cila prej skuadrave do të shkojë në finale të Kupës së Italisë. Sfida luhet ditën e sotme në orën 21:00.

 

Të fundit