Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Derbi i kryeqytetit, Olsi Rama ka hallin e tifozëve dhe akuzon FSHF-në
Ditën e nesërme luhet një ndër sfidat më të rëndësishme të kampionatit shqiptar, derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana në orën 19:00 në “Air Albania”. Të kuqtë do të kërkojnë me çdo kusht fitoren pas barazimit në Korçë, pasi renditen në vend të dytë me një pikë më pak se Teuta, teksa kanë mbetur dhe pak javë nga fundi i kampionatit.
Gjatë konferencës për shtyp, drejtori i Partizanit, Olsi Rama u ndal tek problemi i tifozëve, duke akuzuar FShF-në për mosrikthimin e tyre në stadiume.
“Partizani ka një disavantazh, kur luan jashtë ka tifozë kundërshtarë, si në Laç, në Shkodër dhe në Korçë, ndërkohë që ne e respektojmë protokollin. Në Laç e pamë të gjithë se çfarë ndodhi dhe ajo ishte e turpshme. VIP-at, tifozët e Skënderbeut, ishin gjatë gjithë pjesës së dytë mbështetës së skuadrës kundërshtare edhe këto ndikojnë te lojtarët, të cilët nuk i kanë prej një viti tifozët.
Rikthimi i tifozëve? Janë gjëra që vendosen nga Komiteti i Ekspertëve. E kemi parë të gjithë që në Shqipëri gjithçka po shkon drejt përmirësimit. Nëse ka një ekip që është i interesuar për tifozët, është Partizani. Rikthimi i tifozëve do ishte një gjë e madhe për Partizanin. Është ende herët për rikthimin e tyre. FSHF duhet të bëjë një kërkesë, siç bëri për ndeshjen me Anglinë. Nuk mendoj se ndeshja me Anglinë është më e rëndësishme se sa ndeshjet e kampionatit shqiptar, por Federata e mori mundimin për të bërë kërkesë. Nuk mund ta bëjë Partizani kërkesën", deklaroi drejtori i “Demave”.