Flash News

E-TJERA

Derbi i kryeqytetit, Partizani përmbys 2-1 Tiranën

Derbi i kryeqytetit, Partizani përmbys 2-1 Tiranën

“Demat e Kuq” të Partizanit kanë arritur të mundin në “Derbin e Madhe”, rivalët historikë të kryeqytetit, “Bardheblutë” e Tiranës me rezultatin 2-1 në stadiumin ‘Air Albania.  

Për Partizanin gjetën rrjetën e kundërshtarit Skuka dhe Cara, kurse për Tiranën realizoi Liridon Latifi.

Kështu, të kuqtë ngjiten në kuotën e 40 pikëve dhe vendosin bardheblutë në pozita të vështira sa i përket pjesëmarrjes në “Final 4”.

Bardheblutë mbeten në kuotën e 34 pikëve në vendin e katërt, por Dinamo e vendit të pestë ka dy ndeshje më pak për momentin dhe është vetëm 3 pikë larg.

 

Të fundit