Flash News

E-TJERA

Derbi i kryeqytetit, Tirana dhe Partizani përballen në “Air Albania”

Derbi i kryeqytetit, Tirana dhe Partizani përballen në “Air

Mbrëmja e sotme sjell një përballjen mes Tiranës dhe Partizanit, që zbresin në fushën e “Air Albania” për javën e 33-të të Abissnet Superiore.

Derbi i kryeqytetit vjen në një moment vendimtar për të dy skuadrat, por me objektiva krejt të ndryshëm në kampionat.

Tirana ndodhet në vendin e shtatë me 32 pikë dhe është e përfshirë në garën për mbijetesë, ku çdo pikë ka peshë të madhe në javët e mbetura të sezonit. Bardheblutë vijnë pas disa rezultateve më të qëndrueshme, që kanë rritur shpresat për t’iu larguar zonës së rrezikut.

Nga ana tjetër, Partizani renditet në vendin e pestë me 45 pikë dhe kërkon të konsolidojë pozitat në garën për “Final Four”, edhe pse në javët e fundit ka hasur vështirësi dhe ka lëshuar terren në renditje.

Të fundit