Flash News

E-TJERA

Derbi i Milanos ‘vishet’ zikaltër, Interi një hap drejt finales së Champions

Derbi i Milanos ‘vishet’ zikaltër, Interi një hap drejt

Interi mposhti lehtësisht Milanin me rezultatin 0-2 në San Siro.  Derbi i shumëpritur i Milanos që theu rekorde me shitjen e biletave u vesh zikaltër.

Dueli u dominua nga zikaltrit e Inzaghit, ndërsa kuqezinjtë shfaqën pasiguri në mbrojtje. Interi e gjeti golin që në minutën e 8’ me Dzeko dhe në minutën e 11’ Mkhitaryan. Dy gola në tre minuta nuk arritën dot të frymëzonin Milanin që tentoi deri në minutën e fundit të shtesës.

Dominim absolut i Interit në pjesën e parë, që i shkoi shumë pranë edhe goleadës, teksa Çalhanoglu dhe Lautaro provuan të linin gjurmën e tyre.

Inter ka hedhur një hap të sigurt drejt finales, ndërsa pritet dueli i kthimit që do të luhet pas 6 ditësh, ku zikaltrit do të jenë pritës në “San Siro”.  

Të fundit