Flash News

E-TJERA

Derbi për një vend në finale, Milan-Inter duelojnë në supersfidën e Champions League

Derbi për një vend në finale, Milan-Inter duelojnë në

E mërkura në Champions vjen me superduelin Milan-Inter. Kanë kaluar 20 vjet që kur kemi parë një derbi të Milanos në gjysmëfinale të këtij kompeticioni.

Skuadrat deri më tani kanë kaluar pritshmëritë në Champions duke jua mbyllur gojën kritikëve. Skuadrat kanë pasur ulje-ngritje në kampionat, ku po luftojnë për një vend në zonën Champions për sezonin e ardhshëm. Stadiumi “San Siro” do jetë i mbushur plot me tifozëritë e të dyja skuadrave që pritet të japin spektakël.

Mos harrojmë që për të shkuar në finale duhet të luhet dhe ndeshja e kthimit, por rezultati i sfidës së parë mund të jap një panoramë më të qartë se cila prej skuadrave do të shkojë në finalen që do të luhet në Stamboll.

Ndeshja luhet ditën e sotme në orën 21:00.

 

Të fundit