Flash News

E-TJERA

Derbi për titullin në Itali/ Milani mban kryesimin, ndjekin Interi e Roma, Real Madrid kap Atleticon 

Derbi për titullin në Itali/ Milani mban kryesimin, ndjekin Interi e
Foto Ilustruese

Milani mposhti në rezultatin 3-2 Lazion në frymën e fundit duke mbajtur kryesimin.

Për pak orë në vend të parë ishte Interi skuadra tjetër nga Milano që arriti fitoren e 7-të radhazi. Zikaltërit në javën e 14-të fituan 2-1 në “Bentegodi” ndaj Veronës me golat e Lautaro Martinez dhe Skriniar ndërsa Ilic kishte barazuar përkohësisht për vendasit. Vendi i dytë në renditje për djemtë e Contes me 33 pikë vetëm një më pak se Milani.

Ndërsa Roma u rikthye tek fitorja dhe u ngjit në vend të tretë. Verdhekuqtë mposhtën 3-2 Cagliarin në “Olimpico” me golat e Veretout, Dzeko dhe Mancini ndërsa për miqtë dygolëshi i Joao Pedro nuk ishte i vlefshëm për të marr pikë.

Napoli harron të fitojë. Pas dy humbjeve skuadra e Gatusso-s nuk shkoi më shumë se një barazim me Torinon në stadiumin “Diego Armando Maradona”. Ndeshja u mbyll 1-1 pas golave të Izzo për miqtë dhe Lorenzo Insigne qërealshpëtoi napoletanët nga humbja. Pas disa ditëve pushim Seria A do të rikthehet në fushë më 3 janar me ndeshjet e javës së 15-të.

Të fundit