Flash News

E-TJERA

“Dërguam 50 mostra në Londër”, Bino: Dyshojmë se në vend kanë hyrë dy variante të reja

“Dërguam 50 mostra në Londër”, Bino: Dyshojmë se
Silva Bino

Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino foli për variantet e reja të Covid-19, ku shprehu bindjen se në Shqipëri ka hyrë mutacioni i Britanisë së Madhe dhe ai i Afrikës së Jugut.

Bino tha se në laboratorin e Agjencisë së Shëndetit Publik në Britaninë e Madhe janë dërguar 50 mostra, të cilat janë zgjedhur nga ISHP në bazë të disa karakteristikave që i bëjnë dyshuese.

“50 mostra po dërgohen në Institutin e Shëndetit Publik të Anglisë që janë edhe laboratore reference. Ne kemi dyshuar për këto mostra për mutacion. Të dyja llojet e mutacioneve qoftë i Mbretërisë së Bashkuar, qoftë ai i Afrikës së Jugut. Këto mostra po testohen. Ne po ashtu presim metodologjinë e re që të na vijë nga Turqia, po zbatohet edhe në Norvegji do të na lehtësojë punën për t’i dalluar më mirë këto mutacione”, tha ajo.

Të fundit