Flash News

E-TJERA

Deri më 28 shkurt, qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës lëvizin pa kontrolle në kufi

Deri më 28 shkurt, qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës

Qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës do të lëvizin pa kontrolle kufitare nga 1 nëntori deri më 28 shkurt 2026.

Marrëveshja e nënshkruar pranverën e kaluar mes dy qeverive ka hyrë në fuqi së fundmi duke mundësuar qarkullim të lirë pa pasaportë apo kartë identiteti.

Gjatë kësaj periudhe, kontrollet kufitare do të aplikohen vetëm për mjetet me targa të huaja, por me një procedurë të përshpejtuar, për të shmangur radhët dhe pritjet e gjata në pikat e përbashkëta, veçanërisht në Morinë dhe Vermicë.

Marrëveshja për lëvizje të lirë mes dy shteteve synon të lehtësojë qarkullimin dhe të shmangë trafikun e rënduar në kufi. Ajo ka dhënë rezultate të dukshme, sidomos gjatë sezonit veror, kur fluksi i udhëtimeve rritet ndjeshëm.

 

Të fundit