Flash News

E-TJERA

Dervishi: Pse gjykatësit nuk dënojnë dhunën ndaj Avokatit?

Dervishi: Pse gjykatësit nuk dënojnë dhunën ndaj Avokatit?

Analisti dhe gazetari Lutfi Dervishi ka ngritur dyshimet se pse KLP dhe KLGJ nuk kanë reaguar për sulmin brutal ndaj avokatit, Sokol Mëngjesi.

Sipas Dervishit, duket se qeverisja e gjyqsorit dhe Prokurorisë e konsiderojnë avokatin si njeri që punon për armikun.
"Dhoma Kombetare e Avokatise ka evidentuar sot me keqardhje, mungesën e një qendrimi nga trupa e gjyqtarëve dhe prokurorëve për aktin kriminal mbi pedagogun dhe avokatin Sokol Mëngjesi.
Është krejt e pa kuptueshme që KLP dhe KLGJ nuk kanë reaguar për aktin kriminal ndaj Avokatit.
Mesa duket qeverisja e gjyqsorit dhe Prokurorisë e konsiderojnë avokatin si njeri që punon për armikun.
Ku duhen kërkuar rrënjët e kësaj çudie?
Jemi i vetmi vend i Lindjes që hoqem ministrine e Drejtësisë, ndaluam avokatinë, ndaluam edhe fenë.
Një kujtese për gjykatësit: Avokati dhe prokurori janë palë të barabarta në proces. Gjykatësit i jep të drejtë njerit apo tjetrit! Apo gjykatësit është kundër Avokatit?
Pa avokatë mund të ketë ndëshkim, por jo drejtësi", shkruan Dervishi. 

 

Të fundit