Flash News

E-TJERA

Deschamps entuziast për kualifikimin: Nuk dorëzohemi, Mbappe është shumë i lodhur

Deschamps entuziast për kualifikimin: Nuk dorëzohemi, Mbappe

Franca “fluturoi” në gjysmëfinale, aty ku gjen Spanjën, një tjetër super sfidë që rezervon ky Evropian.

Ndaj Portugalisë, ekipi i Deschamps thjesht u mbrojt, ndërsa në fazën sulmuese bëri shumë pak.

“Ishte një ndeshje e vështirë kundër një skuadre shumë të fortë, mund edhe ta fitonim në kohën e rregullt. Duhet të argëtohemi, jemi në gjysmëfinale.

Është një motiv krenarie për lojtarët e mi, edhe për mua, ia dolëm edhe pse nuk ishim perfekt, nuk dorëzohemi. Mbappe? Ai e kërkoi zëvendësimin pak përpara penalltive. Ai është gjithnjë i sinqertë me mua dhe me grupin. Ai ka probleme me shpinën, plus goditja në hundë, është me të vërtetë shumë i lodhur”, u shpreh Deschamps pas ndeshjes.

Ky ishte Evropiani i fundit për dy legjenda si Ronaldo dhe Pepe, ndërsa trajneri Martinez ndihet krenar për atë që ekipi i tij dha në fushë.

“Është një moment i trishtueshëm, pasi lojtarët dhanë gjithçka, treguan vlerat e futbollit portugez. Është e trishtueshme pasi tifozët tanë meritonin të ishin të lumtur, por largohemi me kokën lart”, u shpreh Roberto Martinez.
 

Të fundit