Flash News

E-TJERA

'Dëshira e vrullshme' për t’i hequr vulën Bardhit, Pampuri firmos dy herë me dy stilolapsa të ndryshëm

'Dëshira e vrullshme' për t’i hequr vulën

Pak orë pasi Gazmend Bardhi  paralajmëroi mbledhjen e Këshillit Kombëtar për të penguar mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar në 29 korrik, kryesia e ish-kryetarit Lulzim Basha ka publikuar një vendim ku vula e partisë i jepet sekretarit për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Indrit Sefës.

Shkresa është firmosur nga 15 anëtarë të Kryesisë së vulës, të njohur si mbështetës të Bashës, teksa ajo që vihet re është se deputetja Oriola Pamuri e ka firmosur dy herë, madje me dy stilolapsa të ndryshëm.

Duket se Basha nuk po gjen dot shumë përkrahje dhe është duke i kaluar nga dy herë deputetët e mbetur.

Kujtojmë që pasi grupi i Lulzim Bashës, i hoqi të drejtën e vulës ka reaguar dhe vetë Gazmend Bardhi.

Në një reagim për mediat, Bardhi e konsideron si një veprim dhe akt qesharak të marrë nën efektin e dëshpërimit.

Sipas tij, statusi i partisë nuk ndryshohet me vendim të Kryesisë dhe aq me pak me vendim pa kuorum të Kryesisë.



Të fundit