
Flash News
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagosen 4 persona
Vrasja e Gjovalin Prendit në Lezhë, policia: 64-vjeçari u ekzekutua me armë zjarri në rrethana të paqarta
I ati u ekzekutua mbrëmjen e sotme në Lezhë/ Kush ishte Roan Brahimi, i dyshuari për atentate dhe rival i Ervis Martinajt
Atentat në Pllanë të Lezhës, vritet babai i Roan Brahimit
Mbërrijnë në Shqipëri 600 fletët e para të votimit nga diaspora
Dëshmia e Artan Hoxhës në Parlamentin Europian: Drejtësia politike po godet opozitën
Parlamenti Europian zhvilloi një seancë dëgjimore historike për situatën në Shqipëri përpara zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.
Në mesin e tre folësve kryesorë ishte edhe Presidenti i Universitetit të Tiranës për Biznesin, Artan Hoxha. Ai dha alarmin se në Shqipëri, drejtësia politike po godet opozitën.
"Shqipëria po negocion me Komisionin Evropian. Qeveria pretendon se negociatat mund të përfundojnë deri në fund të vitit 2027 dhe anëtarësimi në fund të vitit 2030. Kryeministri flet për një dritare të veçantë mundësie që nuk duhet humbur dhe e vetmja mënyrë është vota për të dhe për mandatin e tij të katërt. Nëse kjo do të ndodhë, Shqipëria nuk do të jetë më një sistem hibrid siç është deri tani, por së shpejti një regjim i qartë autoritar. Të gjitha pushtetet në një dorë. Opozita shqiptare po përpiqet të shmangë këtë fund, por edhe shumë faktorë civilë. Shpresojmë që partnerët europianë të mbështesin shoqërinë shqiptare për të shmangur një fund të tillë. Shpresoj se do të bëni më të mirën për të mbështetur këto përpjekje.", ka thene ai.
DËSHMIA E PLOTË
Përpara zgjedhjeve 2021 procesi i integrimit në BE ishte pezull, vende të ndryshme kishin shprehur shqetësime serioze për zhvillimet në Shqipëri, për shembull Bundestagu gjerman vendosi 15 kushtëzime për hapjen e negociatave, ndër të tjera, duke inkurajuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, por ato të vitit 2021 nuk ishin aspak, as të lira dhe as të drejta.
Më vjen shumë keq t'ju them sot se zgjedhjet e vitit 2025 do të jenë shumë më keq në krahasim me 2021.
Çështjet kryesore janë si më poshtë:
1. Partia në pushtet dhe institucionet shtetërore nuk mund të dallohen mes tyre, më keq se në vitin 2021, një problem madhor i theksuar nga OSBE/ODIHR.
2. Krimi i organizuar mbështeti Partinë Socialiste për të fituar zgjedhjet e vitit 2021 si dhe zgjedhjet e mëparshme. Sistemi i drejtësisë dështoi të ndëshkojë manipulimin e zgjedhjeve të kaluara nga krimi i organizuar, në këmbim kjo po inkurajon krimin e organizuar që të vazhdojë mbështetjen në favor të Partisë Socialiste për të rifituar zgjedhjet e 2025. Duket se ka 4 faza të angazhimit të krimit të organizuar në favor të fitores zgjedhore të Partisë Socialiste:
- Filloi përmes pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë si kandidatë, më pas si deputetë në zgjedhjet e 2013-ës. Ligji i dekriminalizimit nuk e ka zgjidhur mjaftueshëm këtë problem edhe sot.
- Kanabizimi i gjithë Shqipërisë në 2015 dhe 2016 para zgjedhjeve të 2017.
- Ngritja e krimit të organizuar shqiptar në nivelin e trafikut ndërkombëtar të kokainës para zgjedhjeve 2021.
Shqipëria sot ofron një mundësi për shumë pastrime parash, investime enorme të narkokapitaleve, kryesisht në sektorin e shitjes me pakicë dhe atë të ndërtimit, përpara zgjedhjeve të vitit 2025.
3. Tre drejtues të tri partive kryesore të koalicionit opozitar ndiqen penalisht nga një gjyqësor i njëanshëm politik:
- Sali Berisha u mbajt në arrest vendbanimi për 333 ditë pa një akuzë formale.
- Ilir Meta, i arrestuar me dhunë, në fakt në burg pa akuzë formale.
- Fatmir Mediu është në proces gjyqësor për një çështje të gjykuar që nga viti 2009.
- Fredi Beleri, Ervin Salianji, Jamarbër Malltezi, tre njerëz të tjerë të rëndësishëm të opozitës janë shembuj shtesë të gjyqësorit të njëanshëm politik.
4. Fuqia ekonomike është e përqendruar në më pak duar, prokurimet publike dhe kontratat koncesionare duken si një sistem korrupsioni i shpërndarjes në këmbim të besnikërisë dhe mbështetjes për përfitime politike, prodhimi industrial është në rënie, prodhimi bujqësor gjithashtu, krimi i organizuar po investon shumë në ndërtim dhe prona; dy sektorë të ekonomisë që janë në rritje anormale dhe ndërkohë që euro humbi 35% të vlerës ndaj lekut shqiptar, eksportet tona po bien:
- A nuk është kjo një strukturë tipike e ekonomisë së bazuar te droga?
- Edhe sipërmarrësit me përvojë dhe të ndershëm kohët e fundit janë të shqetësuar për të ardhmen e tyre, ata kanë 2 zgjedhje tani, ose të bashkëpunojnë me krimin e organizuar ose të largohen.
5. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Stoku i çështjeve gjyqësore në pritje nga 35 mijë në vitin 2015, para reformës në drejtësi, aktualisht është mbi 150 mijë; në fakt një vendim gjyqësor i formës së prerë mund të zgjasë shumë e shumë vite. Sipas planit të veprimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, kjo situatë nuk do të përmirësohet para vitit 2030.
- Raporti i Projektit Botëror të Drejtësisë 2024 e rendit Shqipërinë në vendin e 101-të për sa i përket proceseve civile krahasuar me vendin e 55-të në 2015-ën; respektivisht e rendit Shqipërinë në vendin e 92-të në vitin 2024 krahasuar me vendin e 46-të në vitin 2015 për sa i përket proceseve penale.
– Disa thonë se SPAK – Prokurori i Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar – i ka dhënë fund epokës së pandëshkimit – pjesërisht e vërtetë – të gjithë janë të dënueshëm, përveç njërit, kryeministrit – pra, drejtësia e re po i shërben vetëm forcimit të pushtetit të tij nëpërmjet ndëshkimit të opozitës dhe zbardhjes së pushtetit duke dënuar disa nga kryeministrat e varur nga kryeministri.
6. Probleme të tjera janë përkeqësuar si reduktimi i mundësive ekonomike, përkeqësimi i sektorit shëndetësor, arsimit dhe mjedisit, zgjerimi i pabarazive.
- Partia Socialiste afatgjatë në pushtet po prodhon pabarazi mbi baza politike.
- Sipas një sondazhi të Euronews Albania, votuesit socialistë kanë më shumë se dyfish vlerësim pozitiv të situatës ekonomike familjare, krahasuar me votuesit e Partisë Demokratike dhe ata neutrale. Të gjithë këta faktorë kanë kontribuar në rritjen e valës së emigrimit pas pandemisë Covid-19, shumë më e fortë se vala e emigrimit që ndodhi para pandemisë Covid-19.
- Të rinjtë, fuqia punëtore dhe njerëzit në moshë pjellore po emigrojnë çdo ditë. Shqipëria po humbet energjinë dhe krijimtarinë e këtyre njerëzve. Numri i lindjeve ka rënë ndjeshëm dhe popullsia e të moshuarve po rritet
7. Shqipëria po negocion me Komisionin Evropian. Qeveria pretendon se negociatat mund të përfundojnë deri në fund të vitit 2027 dhe anëtarësimi në fund të vitit 2030. Kryeministri flet për një dritare të veçantë mundësie që nuk duhet humbur dhe e vetmja mënyrë është vota për të dhe për mandatin e tij të katërt.
8. Nëse kjo do të ndodhë, Shqipëria nuk do të jetë më një sistem hibrid siç është deri tani, por së shpejti një regjim i qartë autoritar. Të gjitha pushtetet në një dorë. Opozita shqiptare po përpiqet të shmangë këtë fund, por edhe shumë faktorë civilë. Shpresojmë që partnerët europianë të mbështesin shoqërinë shqiptare për të shmangur një fund të tillë. Shpresoj se do të bëni më të mirën për të mbështetur këto përpjekje.
Të fundit


Atentati në Tiranë, reagon policia: 4 të plagosur te Trauma, dy prej tyre të mitur
17 Prill 2025, 22:34
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagosen 4 persona
17 Prill 2025, 22:16

Inceneratori i Tiranës, Lala: Zyrtarët u dënuan sikur vodhën një pulë
17 Prill 2025, 21:50
Zodiaku i pasurisë: Kush e ka paranë magnet?
17 Prill 2025, 21:47





Atentat në Pllanë të Lezhës, vritet babai i Roan Brahimit
17 Prill 2025, 20:29

Mbërrijnë në Shqipëri 600 fletët e para të votimit nga diaspora
17 Prill 2025, 19:52
Berisha nga Berati: Premtimin e ishullit të Osumit e mori lumi, Ramës i ngeli turpi
17 Prill 2025, 19:49
Fermerë që bëjnë BÉ-eee dhe fermerët BE-së !
17 Prill 2025, 19:30

Tabaku: Taksa 0% për profesionistët e lirë, PD me plan të qartë për shtresën e mesme
17 Prill 2025, 19:07
Konstituimi i Kuvendit të Kosovës dështon për herë të dytë, caktohet data e re
17 Prill 2025, 19:03
Makina përplas një fëmijë 9-vjeç në Pogradec
17 Prill 2025, 18:42
Alizoti akuza SPAK: Ka dështuar në mbikëqyrjen e zgjedhjeve
17 Prill 2025, 18:31
Alarm për shëndetin mendor: Puna pa kufij, mendja nën presion
17 Prill 2025, 18:09
Përplasen dy automjete, humb jetën 29-vjeçari në Tiranë
17 Prill 2025, 18:01
Rama nga Dibra: Gjysma e burrave shqiptarë janë çyrykë, pjesa tjetër votojnë PD-në!
17 Prill 2025, 17:55
Liderë të lartë ukrainas, evropianë dhe amerikanë takohen në Paris
17 Prill 2025, 17:45

“Metamorfoza”, Gjykata merr kohë për mënyrën e gjykimit të të pandehurve
17 Prill 2025, 17:24

Tarifat e Trump mund ta sjellin Putinin më afër paqes
17 Prill 2025, 17:06
Aksident me 3 të plagosur në aksin Kukës-Krumë, arrestohet 27-vjeçari
17 Prill 2025, 16:41
Zjarret që po shkrumbojnë Shqipërinë
17 Prill 2025, 16:36

Arrestohet sërish bashkëshorti i ish-ministres së Ramës në Kosovë
17 Prill 2025, 16:14
Ky është vendi me shkallën më të lartë të vdekjeve nga aksidentet rrugore në BE
17 Prill 2025, 16:00

BQE ul normat në 2.25% mes luftës tregtare të Trump
17 Prill 2025, 15:38

Goditën gruan dhe nënën, dy të arrestuar në Lezhë për dhunë në familje
17 Prill 2025, 15:13
Programi i PD për turizmin, Zhupa: Qeveria do paguajë punonjësit jashtë sezonit
17 Prill 2025, 14:58
Kush është kryeministri i ri i Serbisë, Gjuro Macut?
17 Prill 2025, 14:43
Shtyhet seanca gjyqësore për dosjen ‘Sterilizimi’
17 Prill 2025, 14:40
Plagosje me thikë në Milot, shkak parakalimi i gabuar
17 Prill 2025, 14:33
Lirohet nga burgu William Levy
17 Prill 2025, 14:16
Këlliçi: Rama përdor gjuhë seksiste dhe fyese ndaj grave dhe vajzave
17 Prill 2025, 14:05
Moti i keq në Itali, reshjet e dendura të shiut shkaktojnë përmbytje të mëdha
17 Prill 2025, 13:54
Jo fushatë, por rrëfim/ Garo ‘çon’ kandidatët e ASHM-së në një tjetër nivel
17 Prill 2025, 13:41
Kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese, Gjykata e Lartë merr vendimin për Berishën
17 Prill 2025, 13:40


Berisha: Po përballemi me filozofinë e zhvatjes së bizneseve dhe qytetarëve
17 Prill 2025, 13:07
Zbardhet sherri në Tiranë, 8 të arrestuar, i plagosuri u godit me qytën e pistoletës
17 Prill 2025, 12:57

Largimet e padrejta nga administrata, vendimet e gjykatave mbetën zvarrë
17 Prill 2025, 12:29

Nuredin Dumani kërcënon avokatin, ndërpritet seanca për “Plumbin e Artë”
17 Prill 2025, 12:13








Pezullohen lundrimet e mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit
17 Prill 2025, 10:45
Shtyhet sërish seanca në GJKKO për dosjen “5D”
17 Prill 2025, 10:33
Shigjeta e Zenonit dhe Shqipëria në BE
17 Prill 2025, 10:21
Ngacmoi se*sualisht nxënëset e mitura, arrestohet mësuesi në Librazhd
17 Prill 2025, 10:07

Akuzat për bashkëpunim me Ramën, Soros refuzon komentet për “Fox News”
17 Prill 2025, 09:45
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot
17 Prill 2025, 09:42


Vitin e kaluar u përjashtuan 20 operatorë nga e drejta për të fituar tendera
17 Prill 2025, 09:09
Përplasen dy automjete tek Ura e Tapizës, humb jetën një grua
17 Prill 2025, 09:01
Mbetën të bllokuar në kanionin e Nivicës, shpëtohen 7 turistë
17 Prill 2025, 08:41
Raporti: Shqipëria, i vetmi vend në rajon pa politika industriale
17 Prill 2025, 08:32
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju
17 Prill 2025, 08:17
Temperaturat vijojnë të mbeten të larta, parashikimi i motit për këtë të enjte
17 Prill 2025, 08:02
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
17 Prill 2025, 07:49



I lë shokut makinën 43 mijë euro për dy javë, ai e shet. Kalvari i gjyqeve
16 Prill 2025, 21:57
Një gëzhojë në vendngjarje dhe një i plagosur, detaje nga të shtënat në Tiranë
16 Prill 2025, 21:34
Çmimet nga Lushnja në Tiranë, më shumë fiton tregtari se sa prodhuesi
16 Prill 2025, 21:31

Berisha: Një gjykatës i ktheu sot Skapit të partisë hetimin për sarajet e Surrelit
16 Prill 2025, 21:08

Të shtëna me armë zjarri te diga e Liqenit në Tiranë
16 Prill 2025, 20:37

Aksident në Kukës–Krumë, tre të lënduar pas përplasjes së dy makinave
16 Prill 2025, 20:25
Turqia mikpritëse e bisedimeve për sigurinë në Detin e Zi
16 Prill 2025, 20:08
Shtyhet për nesër vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës
16 Prill 2025, 20:06
Rrezikuan jetën në një ekspeditë pa guidë, shpëtohen 7 turistë spanjollë në Peshturë
16 Prill 2025, 19:30

Merkuri hyn në Dash më 16 Prill: Si ndikon tek çdo shenjë e horoskopit
16 Prill 2025, 19:13


