Flash News

E-TJERA

Dëshmitë e Dumanit, Qyno tregon si u njoh me urdhrin e SPAK: Nëse vijon me një operacion të dytë, s'do ndaloj së publikuari

Dëshmitë e Dumanit, Qyno tregon si u njoh me urdhrin e SPAK: Nëse

Elton Qyno, gazetari që u thirr në ambientet e SPAK dhe ju kërkuar të mos nxirrte më në vazhdim asnjë dëshmi të të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, ka treguar se si u njoh me urdhrin. 

I ftuar në emisionin ‘Politiko’,  në Top News Qyno thotë se SPAK ka konsideruar se publikimet e tij kisha avancuar në raport me ato që nuk ishin përmendur në vendimin e gjykatës, e për pasojë erdhi vendimi i SPAK për atë personalisht. 

Elton Qyno: SPAK ka bërë vetëm një reagim. Nuk e kam vlerësuar nëse ishte apo jo sekret pasi kisha publikuar dëshmitë e Dumanit. Më ra në dorë material dhe kamë vijuar të publikojë përditë. SPAK e ka konsideruar që ishin publikime që nuk i përkisni atij vendimi gjyqësor dhe e ka analizuar materialin tim se kisha avancuar me publikimin e informacionit, por që nuk ishin përmendur në vendimin e gjykatës.  

SPAK e pa të arsyeshme të më thërrasë në 14 qershor, por nuk shkova se nuk e dija për cfarë më kërkonin. Edhe në 15 më kërkuan por nuk shkova, por shkova në 16 kur u njoha me urdhrin që të mos publikoj dëshmitë e Dumanit. Po hyrë në SPAK nuk del pa firmosur. Nëse SPAK që procedon në një operacion të dytë, nuk do ndaloj së publikuari episode të dëshmisë që flet për emra tjera.

Të fundit