Flash News

E-TJERA

Dëshmitë e Nuredin Dumanit, Lala në ‘Politiko’: Dyshohen dy oficerë policie që dekonspiruan ‘Plumbin e artë’

Dëshmitë e Nuredin Dumanit, Lala në ‘Politiko’:

Gazetarja e njohur Klodiana Lala ka zbuluar detaje lidhur me operacionin e bujshëm të SPAK ‘Plumbi i Artë’, ku në sajë të dëshmisë së Nuredin Dumanit, i penduari i drejtësisë u firmosën 32 urdhërarreste por deri tani janë ekzekutuar vetëm 18 ndërsa 14 kanë arritur ti shpëtojnë arrestimit më 19 maj 2022.

Pas nisjes së hetimeve për dekonspirim te operacionit, e ftuar në emisionin ‘Politiko’ në Top Neës, Lala tha se ka dyshime të forta se janë të përfshirë dy oficerë policie.

“Dumani nuk ishte personazh që kishte vepruar vetëm në Elbasan, por edhe në Durrës, Krujë, Lezhë, kishte marrëporosi nga njerëz të krimit, diskutohet që në pjesën tjetër të dëshmisë ka folur edhe për shumë ngjarje tjera kriminale.

Bosët e krimit janë ata që i kishin dhënë para për krimet dhe më pas donin ta hiqnin qafe. Besoj ka një oficer policie se kisha urdhër përgjigje se e dyshonin të lidhur me grupet kriminale.

Një tjetër oficer i Elbasanit dyshohet për lidhje me grupet kriminale. Kemi patur pafund operacione të dekonspiruara. Dumani kishte dy mundësi ose të mbyllej në qeli dhe familjen ta kishte në rrezik, ose të bashkëpunonte me drejtësinë dhe kështu u hakmor se të tijët deshën ti merrnin jetën. Shpëtoi familjen e tij të madhe. Nuk kishte më cfarë të humbiste.

Kur u bë i penduari i drejtësisë, i shpëton burgimit të përjetshëm. Sipas dëshmisë së vajzë që bashkëjetonte kishte dy vite që rrinte në Kosovë. Kur erdhi për të kryer atentatin, Dumanit iu bë pritë nga grupet kriminale.  Dumani nuk u nis për ti penduar por rrethanat që gjendej u detyruar të fliste.

Kur Dumani hapi gojën policia duhej të kishte marrë masat dhe të merrte në vëzhgim, Sule Celcën, mungesës së kapaciteteve”, tha Lala.

 

Të fundit