Flash News

E-TJERA

Dëshmoi masakrën e Reçakut, Walker: Serbia më shpalli ‘non-grata’, si reaguan ndërkombëtarët

Dëshmoi masakrën e Reçakut, Walker: Serbia më shpalli

Diplomati amerikan William Walker ka qenë ai i cili i tregoi dhe i dëshmoi botës masakrën e Reçakut, ku mbi 45 shqiptarë u ekzekutuan nga forcat serbe më 15 janar 1994.

I ftuar në studion e ‘Opinion’, Walker tregoi reagimin e qeverisë së Beogradit pasi kuptuan se ai kishte treguar gjithçka kishte ndodhur në Reçak. Walker tha se Serbia e kishte shpallur atë ‘non-grata’ dhe këtë gjë ai e mësoi nga mediat.

Walker ka treguar veprimet që ndërkombëtarët ndërmorën pas futjes së tij në listën e zezë nga Serbia.

Pjesë nga debati:

Blendi Fevziu: Çfarë reagimi patën serbët pas asaj konference?

William Walker: Reagimi grupit?

Blendi Fevziu: Jo, i zyrtarëve. Nga qeveria.

William Walker: Nga Uashingtoni?

Blendi Fevziu: Jo, nga Beogradi.

William Walker: O, nga Beogradi. Nuk iu desh shumë kohë për të thënë se Walker-i ishte një gënjeshtar, se Walker-i ishte një agjent…

Blendi Fevziu: Se Walker-i është një person “non grata”…

William Walker: Më duket se kjo ndodhi dy ditë më vonë. Nuk ma thanë mua se isha një person non grata, e mësova nga shtypi. Isha në Beograd me Dick Holberg. Shkova për të ngrënë mëngjesin në cilindo hotel që ndodheshim. Erdhi shtypi dhe më pyetën se çfarë mendoja për shpalljen si një person non grata. I thashë se nuk e kisha idenë se për çfarë po flisnin.

Blendi Fevziu: Ju nuk ia kishit fare idenë. Ishte shtypi që ju informoi për këtë situatën.

William Walker: Po.

Blendi Fevziu: Dhe cili ishte reagimi i Uashingtonit?

William Walker: Falë Zotit, pati reagim nga komuniteti ndërkombëtar, OSBE-ja, Uashingtoni, Londra, Parisi, Roma, madje edhe Moska. Me sa duket i kaluan disa fjalë Millosheviçit se nuk do të pranonin që të më përzinin nga shteti.

Blendi Fevziu: Duke u sjellë në këtë mënyrë, kjo ishte e tmerrshme për të gjithë nëpër botë.

William Walker: M’u dhanë 24 orë të largohesha nga shteti. Më telefonoi Ministri i Jashtëm i Norvegjez i cili ishte në krye të OSBE-së, Knut Vollebæk. Më tha, rri rehat Walker, ne po i themi Millosheviçit se nuk mund ta bëjë këtë gjë. U desh një ditë pak a shumë dhe më thanë se jam i ngrirë në statusin tim prej personi non grata. I thashë, çfarë do të thotë se jam i ngrirë.

Blendi Fevziu: Çfarë është “ngrirë”?

William Walker: Madje ende jam i tillë, mesa jam në dijeni. Kjo do të thoshte se qeveria e Beogradit nuk do të merrej më me mua, do të merreshin me zëvendësin tim francez të cilin e konsideronin si zëvendësuesin e parë. Unë nuk e konsideroja si zëvendësuesin e parë, por Beogradi e konsideronte të tillë.

Blendi Fevziu: Patët diskutime brenda misionit?

William Walker: Jo shumë.

Blendi Fevziu: Të gjithë ishin të shqetësuar…

William Walker: Po, të gjithë mendonim se çfarë do të ndodhte tani. Ëalker-i është shpallur si person non grata. Në fakt qëndrova në zyrën time për disa ditë. Më thanë të mos largohem nga zyra pasi mund të më marrin, apo diçka e tillë. Nuk mendoj se do të bënin diçka të atillë. Millosheviçi ishte një njeri hokatar, lë ta themi në këtë mënyrë. Mendonte gjithnjë se ishte më i zgjuar se kushdo tjetër dhe ndoshta mendonte se më kishte frikësuar që të mos flisja më. E kishte gabim.

Të fundit